Përgojimi e thashethemet kurrë nuk mund ta rregullojnë dëmin e bërë

Një herë, një grua e kishte përgojuar fqinjin e saj. Për disa ditë fjalët e saj i dëgjoi i gjithë qyteti. Fqinji i saj u shqetësua shumë nga veprimi i saj, por nuk kishte çka të bënte.

Kaloi një kohë dhe gruaja e kuptoi se fjalët që i kishte përhapur ishin krejtësisht të pavërteta. E penduar për atë që kishte bërë, shkoi tek një dijetarë për të kërkuar këshillë që ta rregulloj gabimin e bërë.
"Shko në treg", i tha dijetari. "Bleje një pulë. There atë. Shpuploje, dhe puplat, një nga një, hedhi rrugës deri tek shtëpia jote".
Edhe pse e befasuar nga këshilla e dijetarit, gruaja veproi ashtu siç i tha ai. Të nesërmen ajo shkoi përsëri te dijetari.
Ai tani i dha një detyrë tjetër: "Tani kthehu mbrapa, mblidhi të gjitha puplat që i ke hedhur në rrugë dhe mi sjell ato që i ke mbledhur".
Gruaja shkoi në të njëjtë rrugë, të mbledh sa më shumë pendla, por fatkeqësisht, era i kishte bartur të gjitha. Pas disa orë kërkimi, ajo arriti t’i mbledhë vetëm tri pendla.
"A e sheh", tha dijetari. "Sa lehtë është që t’i hedhësh ato, por sa vështirë është që t’i mbledhësh përsëri. Kështu është edhe përgojimi dhe thashethemet. Nuk të nevojitet mund i madh t’i përhapësh ato, por kur e bënë, atëherë kurrë nuk mund ta rregullosh dëmin e bërë."

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.