Kush është pronari i kësaj feje?

Një musliman, siç është publikuar në revistën el-Bushra, kishte marrë me qira një shtëpi.

Gruaja e pronarit të shtëpive që lëshoheshin me qira, e që nuk ishte muslimane, kishte shkuar një ditë tek ai dhe me habi i thoshte:

- O biri im, ne kemi pasur kaq shumë qiramarrës, por nuk ka ndodhur kurrë që ndonjëri prej tyre ta mbante shtëpinë kaq pastër siç po e mban ti, të lutem më trego përse e bën këtë?! Çfarë të shtyn?! Çfarë të motivon?!

Atëherë muslimani filloi t’i përgjigjej:

- Unë e mbaj pastër kështu ngase feja jonë është fe e pastërtisë, bukurisë, fe e largimit të papastërtive, fe e bamirësisë ndaj fqinjëve, fe e besnikërisë ndaj qiradhënësit, kështu që unë kujdesem për shtëpinë, e rregulloj, pastroj dhe mirëmbaj në vazhdimësi!

Kur gruaja dëgjoi këto fjalë, iu drejtua muslimanit:

- Atëherë, të lutem, më fol për këtë fe, çfarë feje është ajo, kush është pronari, themeluesi i saj, më fol për mësimet e saj!

Pastërtia dhe mirëmbajtja e shtëpisë ishin shkak që kjo grua bashkë me burrin e saj të pranojnë Islamin.



Përshtati në shqip: Sedat Islami


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta