Tregtari dhe fëmija

Ishte njëherë një tregtar i cili kishte një dyqan të vogël, ku shiste lodra dhe gjëra tjera për fëmijë.

Çdo ditë, në dyqanin e tij vinte një fëmijë dhe kërkonte të holla. Tregtari i jepte gjithmonë aq sa kishte.
Një ditë tregtari ishte shumë i ngarkuar me punë, dhe kur erdhi djaloshi që t’i kërkonte të holla i nervozuar i thotë: "Ik, largohu nga këtu, as unë ende s’kam ngrënë asgjë".
Fëmija del nga dyqani dhe pa u vonuar kthehet me një buke në dorë të cilën e kishte ndarë përgjysmë. Gjysmën ia jep tregtarit ndërsa gjysmën e mbajti për vete. "Urdhëro, merre gjysmën ti e gjysmën unë, sot unë i kam fituar të hollat për bukë".
Tregtari u prek shumë, ngase fëmija vërtet kishte menduar se ai s'kishte bukë për të ngrënë.
E hëngri atë gjysmë buke bashkë me fëmijën dhe ia dhuroi lodrën më të bukurën që e kishte në dyqan.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta