Sot, më 29.01.2020, në Medresenë e Madhe në Gjakovë, me fillim pune në ora 10:00, u mbajt kuvendi zgjedhor për zgjedhjen anëtarëve të Këshillit të Bashkësisë Islame Gjakovë, për mandatin e ardhshëm katër vjeçar, 2020-2024, ku të pranishëm ishin edhe anëtarë nga KBI-së në nivelin qendror, Prof. Asoc. Dr. Fahrush Rexhepi dhe Mr. Besim Mehmeti.
I gjithë procesi zgjedhor kaloi në mënyrë të drejtë e transparente sipas rregullave dhe në harmoni të plotë me dispozitat kushtetuese të Bashkësisë Islame.
Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë i falënderon të gjithë delegatët për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve do të publikohen emrat e anëtarëve të ardhshëm të KBIGJ-së