Shoqata “Bereqeti” dega në Gjakovë shpërndan 50 pako ushqimore për familjet skamnore

Shoqata Humanitare “Bereqeti” dega në Gjakovë shpërndan 50 pako ushqimore për familjet në nevojë

Koordinatori i degës së Bereqetit në Gjakovë, Abdurrahman ef.Bejtullahu tha se kjo iniciativë u realizua falë njerëzve vullnetmirë, të cilët na ndihmojnë vazhdimisht ne si Bereqet. Këto pako që po i shpërndajmë përmbajnë gjëra ushqimore dhe higjienike dhe secila pako është në vlerë prej 40 eurosh. Ne falënderojmë donatorët vendorë, por edhe edhe mërgimtarët tanë që po na e besojnë që ne t’i ndihmojmë këta skamnorë. Ne po mundohemi që t’u dalim në ndihmë familjeve në nevojë pasi që e dimë që jemi në muajt më të ftoftë të vitit. Këtu edhe 40 familje i kemi ndihmuar me dru për ngrohje. Një nga përfituesit e këtyre ndihmave është edhe Leonora Berisha, e cila tha se po u ndihmon shumë dhe vazhdimisht shoqata “Bereqeti”.

Shoqata “Bereqeti”, dega në Gjakovë, përgjatë vitit të kaluar ka regjistruar mbi 1200 familje që ndihmohen kohë pas kohe.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta