Tradita 500-vjeçare pas një tërmeti: ta mësosh ose ta lexosh Kuranin hipur mbi kalë

Banorët e qytetit turk të Erzurumit ringjallin çdo vit traditën e “Një mijë lexime” (referuar leximit të Kuranit), e cila daton 500 vjet më parë, kur Libri i Shenjtë mësohej, lexohej e studiohej përgjatë një muaji në shtëpi ose në xhami.

Sipas kësaj tradite, Kurani ofrohej për t’u mësuar nga një hafiz që ecejakej mbi kalë, e aty dhe e lexonte atë, ndërsa njerëzit e mësonin në xhaminë “Ulu”, ndërtimi i së cilës daton më shekullin e XII dhe mbulon një sipërfaqe prej 2216 metra katrorë.

Kjo traditë filloi me një alim (mësues Kurani) të quajtur Bir Ali Baba, e kjo në vitin kur qyteti e kishte pësuar nga një tërmet. Ai e lexonte Kuranin duke qenë i hipur dhe i lutej Zotit që ta mbronte qytetin nga fatkeqësitë natyrore, luftërat dhe sëmundjet. Ai thoshte: “Nëse e mësojmë dhe e lexojmë Kuranin 1 mijë herë çdo vit, Allahu do e ruajë dhe mbron këtë qytet, veçanërisht nga tërmetin”.

Bir Ali Baba jetoi gjatë sundimit të Osmanit Sulltan Selim I dhe djalit të tij Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, në një periudhë ngritjeje dhe zhvillimi të Perandorisë Osmane, jo vetëm në fushën e zgjerimeve por edhe në fushat e shkencës, artit, letërsisë dhe veprave të mëdha.

Sipas traditës, mësimi dhe leximi i Kuranit filloi më 13 dhjetor të vitit që sapo iku (pra dhe mbi kalë), e do të zgjasë deri më 17 janar të vitit 2020. /tesheshi.com/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dokumentar -IMAMI ATDHETAR- Mulla Mustafë ef.Dervisholli