Ishte një djalë keqbërës i cili nuk e respektonte nënën e tij dhe e konsideronte si barrë për të.

Një ditë mori nënën, e vendosi mbi shpinë dhe u nis drejt malit. Rrugës duke ecur kalonin mbi degë që i pengonin, nëna i thyente degët dhe fletët i hidhte në tokë.

Kur arritën në mes të malit, djali e la nënën dhe pa asnjë fjalë mori rrugën e kthimit, por në moment u ndal i habitur sepse nuk dinte nga t'ia mbante.

Nëna me të vërejtur se djali i saj e kishte humbur rrugën, me një zë mallëngjyes i tha: "Djali im nga frika se do ta humbësh rrugën unë i kam thyer degët e pemëve dhe fletët i kam hedhur në tokë që përmes tyre të orientohesh dhe të kthehesh i sigurt në shtëpi."

Djali keqbërës u turpërua dhe me lot në sy e mori nënën e tij dhe bashkë me të u kthyen në shtëpi.

...Ai mendoi për vdekjen e saj ndërsa ajo për shpëtimin e tij...


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë