A janë të barabartë ata që dinë me ata që nuk dinë?

Sipas një studimi të zhvilluar kohë më parë është vërtetuar rëndësia e diturisë dhe të mësuarit si dhe dobitë e shumta shëndetësore (mjekësore) dhe psikologjike që përfiton studiuesi.

Studimi në fjalë ka zbuluar se të arsimuarit janë më pak të ekspozuar ndaj depresionit ndërsa kanë shumë më shumë mundësi për realizim të objektivave dhe disponojnë me shëndet më të mirë. Arsimimi, thonë hulumtuesit, i ndihmon njeriut në menaxhimin sa më efikas të jetës së vet dhe kapërcim sa më të lehtë të problemeve, si: papunësia, divorci, vdekja e te afërmve, shoqërisë, etj.

Shkathtësitë e përfituara gjatë mësimit njeriun e ndihmojnë të kuptojë se ai ka nevojë edhe për më shumë shkathtësi të tjera sikur që ka nevojë të përfitojë nga shkathtësitë e të tjerëve. Xhon Bajnz, Drejtor i Qendrës së Hulumtimeve pranë Institutit Arsimor të Britanisë, ka tërhequr vëmendjen se hulumtuesit në këtë studim mëtuan zbulimin e dobive dhe përfitimeve që nuk kanë të bëjnë me anën ekonomike. Është shumë e rëndësishme, vazhdon Bajnz, të nxiten qytetarët për mësim ngase ka të mira shtesë, jashtë përfitimit ekonomik; i arsimuari shumë më lehtë bën zgjidhjen e problemeve të ndryshme jetësore.

Ekipi hulumtues i studimit në fjalë kanë porositur që arsimimit të shoqërisë t’i kushtohet rëndësi e posaçme përderisa rekomandojnë që qytetarëve t’ju jepen shanse sa më shumë për arsimim ngase kështu do të kemi një shoqëri me një nivel më të lartë arsimor dhe rrjedhimisht edhe me një jetë më të mirë. E, si studime paraprake për çështjen në fjalë, do të veçonim atë që përmend se një prej dobive të arsimimit është edhe ruajtja nga dobësimi mental si shkak i pleqërisë; arsimimi njeriut i jep shëndet trupor dhe mental më të mirë.

Studimi në fjalë, siç pamë, vërteton dobitë e shumta të nxënies së diturisë. Dijetarët thuajse çdo ditë zbulojnë dobi të reja të diturisë.

O Zot! I pastër qofsh nga të metat! Sa madhështor ndihemi kur meditojmë revelatën islame, e cila jo rastësisht zgjodhi të shpallej me imperativin: LEXO! Në ajetin e parë të shpallur nga Allahu i Gjithëditur qëndron:

Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).” el-Alek, 1.

Ky ajet shumë qartë aludon se Islami është fe e diturisë. Nëse shfletojmë Kur’anin Fisnik, do të gjejmë se fjala dituri (el ilm) me derivatet e saj është përmendur hiç më pak se 500 herë, gjë që flet për rëndësinë që Islami i kushton diturisë. I Dërguari i Allahut, Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam, diturinë e bëri farz (obligim) për çdo musliman, mashkull apo femër qofte.

E ftesën e hulumtuesve të sotshëm për të krijuar mundësi dhe shanse për studim dhe nxënie njohurish, Islami e ka parapri me plot 14 shekuj. Kjo e vërtet dëshmon për madhështinë e kësaj feje dhe vërtetësinë e revelatës sonë. Allahu i Madhëruar thotë:
“...Thuaj: "A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?" Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.” ez-Zumer, 9.



Abdu’d Dai mel-Kehil
Përshtati: Sedat Islami

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.