Misvaku i alojes (Salvadora persika)

Imam Buhariu ka treguar se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., kishte zakon që për çdo mëngjes t’i fërkonte dhëmbët e vet me misvak.( Buhariu, 2/312; Muslimi, 252.)

Ekzistojnë lloje të ndryshme të misvakut, por i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka përdorur disa lloje të drurit të shegës (lat. Punica granatum), të drurit të borzilokut (lat. Ocimum basilicum) dhe, ndonjëherë, kallamin. Druri i alojes ka aromë më të këndshme sesa llojet e tjera dhe është më i miri për pastrimin e dhëmbëve. Duke përshkruar dobitë që ka njeriu nga pastrimi i rregullt i dhëmbëve, Ibn Abbasi , r.a., ka thënë: “Ekzistojnë dhjetë dobi nga pastrimi i dhëmbëve: freskon gojën, forcon mishin e dhëmbëve, mënjanon sekrecionin, lufton plagëzat (që i shoqërojnë disa sëmundje të mukozës së gojës), e përgatit lukthin për shujtën tjetër, përmban në vete hadithin, e kënaq Zotin, e pasuron virtytin individual dhe u ofron kënaqësi meleqve”. Po ashtu, ndër shumë dobi të tjera, pastrimi i dhëmbëve qartëson të folurit, pastron trurin, nxit bamirësinë dhe, bile, është më i këndshëm kur përdoret pas njomjes së një cope të këtij druri në ujë trëndafili.



MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED a.s,
Ibn Kajjim el-Xhevzi
Përktheu: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.