Telegram ngushëllimi

Me rastin e fatkeqësisë së ortekut në Bahcesaraj të Turqisë dhe aksidentit të ndodhur në aeroportin Sabiha Gokcen në Stamboll, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryetarit të Dijanetit të Turqisë prof. dr. Ali Erbash në të cilin shkruan:

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ndan dhembje me vëllezërit e tyre turq pas fatkeqësisë së ortekut në Bahcesaraj të Turqisë dhe aksidentit të ndodhur në aeroportin Sabiha Gokcen në Stamboll, ku humbën jetë disa persona.

Ndaj, pranoni ngushëllimet tona vëllazërore dhe lusim Zotin xh.sh që t’i mëshirojë viktimat që humbën jetën në këto aksidente, të plagosurit t’i shërojë sa më shpejt, dhe familjeve të të vdekurve Zoti t’u falë durim!

Myftiu i Kosovës: Naim ef.Tërnava

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.