Për herë të parë në Amerikë emërohet një shef policie mysliman, betohet mbi Kuran

Qyteti i Patersonit në New Jersey ka emëruar për herë të parë një shef policie mysliman me etni turko-amerikane.

Ibrahim “Mike” Baycora u betua me dorën e majtë mbi Kuran si shefi i 17-të i policisë në një ceremoni, njofton Klan Kosova.
Ai ka shërbyer në departamentin e policisë për më shumë se tri dekada.
Ceremonia filloi me himnin kombëtar dhe me lutje. Aty morën pjesë anëtarët e komunitetit turk në New York dhe New Jersey, zyrtarë të lartë të qeverisë lokale të Patersonit, si dhe familja e të afërmit e Baycoras.
Baycora zëvendësoi Troy Oswald, i cili e la postin në shkurt.
Duke folur në këtë ceremoni, Kryetari i Bashkisë së Paterson, Andre Sayegh, tha “Merhaba”, “Hosgeldiniz” dhe “Nas?ls?n?” në gjuhën turke. Sayegh tha se Baycora “do të jetë shefi i parë turk në polici në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai do të jetë myslimani i parë si shef i policisë në qytetin e Paterson”.
“SHBA ka bërë histori”.
Ndërkaq, Baycora, tha se ishte krenar për kombësinë dhe origjinën e tij.
“Paterson ka qenë në gjakun tim tërë jetën dhe tani që jam shefi i policisë së tij pas një karriere 32-vjeçare – çfarë nderi”.
Duke folur për Anadolu Agency pas ceremonisë, Baycora tha: “Jam shumë i lumtur dhe i bekuar”.
“Në këtë vend, ka mundësi. Nuk ka rëndësi se nga vjen”.
Baycora, 60 vjeçar kishte migruar në SHBA si foshnjë dhe u rrit në Paterson.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.