Fshehtësia e transformimit të ditës së rëndomtë në vepra të mira të përhershme

Me vite të tëra shkencëtarët kanë mbetur zgjuar në laboratorët e tyre duke ëndërruar që do ta zbulojnë ndonjë aparat i cili do të transformonte materialet e pavlerë në materiale me vlerë të paçmuar.

Alkimistët vërtet kanë besuar që kjo është e mundur dhe kanë kaluar kohë të gjatë në kërkim për këtë. Mirëpo, aparati i tillë ekziston. Në realitet, ai është afër dorës për secilën qenie njerëzore, por është vështirë i dukshëm dhe jo mjaft i shfrytëzuar, e ky është:
Nijeti - Qëllimi.
“Lëre, të lutem!” - po ju dëgjoj çfarë thuani - “Por, kjo nuk është njëjtë”.
Keni të drejtë, kjo nuk është njëjtë, sepse ky aparat nuk e transformon hekurin në flori, gurët në diamante, apo çfarëdo materiale të përkohshme në materiale tjera të përkohshme, por transformon ditën e rëndomtë në vepra të mira të përhershme që do t’iu përcjellin deri tek kopshtet e përhershme të Xhennetit.
Ushqimi, pija, veshja, treningjet, mësimi, shoqërimi, fjetja dhe çdo gjë tjetër do të zhduken sikurse çdo gjë tjetër në jetë. Mirëpo, këto veprime nëse kalojnë nëpër këtë transformues - nijet, bëhen në vlerë të çmuar dhe të përhershme.
Mu nga ky shkas ata para nesh asnjëherë nuk e kanë ndalur këtë transformator, duke u kujdesur që të punojë tërë kohën dhe duke e përdorur për çdo gjë.
Muadh ibn Xhebeli, r.a., ka thënë: “Flejë, e pastaj zgjohem natën për t’u falur dhe pres që Allahu, xh.sh., do të më shpërblejë për gjumin tim m’u sikur që pres që Ai do të më shpërblejë për namazin tim.”
Ai është kujdesur që t’i japë nijetin gjumit të tij, që t’ia kthejë forcën për ibadet, andaj Muadhi, r.a., ka pritur shpërblim për çdo sekondë të gjumit të tij.
Ibn Ebi Xhemra, r.a., ka thënë: “Kam dashur që disa dijetarë të islamit të jenë të përkushtuar tërë kohën në mësimin e njerëzve për nijetin për veprat e tyre, ku këta dijetarë vetëm do të uleshin duke e mësuar popullin e tyre për këtë çështje e të mos bëjnë asgjë tjetër, për shkak që një numër i madh i njerëzve shkatërrohen pa asnjë shkas tjetër pos që u mungon nijeti. Njëherë, mësuesi im ka treguar që ai dhe disa tjerë qëndronin me shejhun në Jemen në shtëpinë e tij, kur dikush trokiti në derë.
Mësuesi tregon: ‘U ngrita për ta hapur derën, por shejhu im më ndali duke thënë: ‘Çfarë po bën?’ I thashë: ‘Po e hapi derën.’ Mësuesi im më tha: ‘Vetëm për këtë?’ ‘Po’, i thashë, ndërsa ai tha: ‘Në këtë rast më lejo që unë ta hapi derën.’ Dhe e hapi derën. Kur u kthye në dhomë, shejhu më tha: ‘Nijeti yt ishte që vetëm ta hapje derën, për këtë të thashë që të ulesh. Ndërsa, sa më përket mua, unë e bëra nijet që: të shkoj e të ndihmoj vëllain tim; të pasoj synetin ashtu që do t’i buzëqesh; të pasojë synetin ashtu që do t’i jap selam; të pasojë synetin e duarshtrëngimit; që t’i bëj vend pranë meje; që të pasoj synetin duke e gostitur;’ dhe kështu vazhdoi derisa nuk i numëroi katërdhjetë nijete’.”
Ata të cilët e adhurojnë Allahun, xh.sh., e konsiderojnë tradhti të madhe që të lejojnë që cilado qoftë vepër e rëndomtë e tyre të jetë pa nijet; dhe për qëllim kanë pasur vetëm Allahun dhe nëse e kanë harruar nijetin, ata janë penduar sikur të kenë bërë mëkat.
Si ushtrim, tuboni familjen tuaj ose miqtë e pastaj në letër bëni tri kolona me tituj në vijim:
1). 9 - 17 orë;
2). 17 - 23 orë;
3). 23 - 9 orë.
Pastaj, mendoni për shumë aktivitete të përditshme në të cilat jeni të përfshirë, shënoni deri në detaje sikurse shfrytëzimi i banjos dhe vendosni në periudhën përkatëse kohore. Kur përfundoni, bisedoni për këtë sesi nijeti islam mund t’i shtohet secilit prej këtyre aktiviteteve.
Praktikimi i këtij syneti kërkon disiplinë, ngase personi duhet të ndalet, të mendojë dhe i qetë të vlerësojë motivet e tij para secilit veprim, përderisa me kohë nuk e vëren që gjumi dhe zgjimi, dhënia dhe mbajtja, të folurit dhe heshtja, hidhërimi dhe qetësia, ushqimi dhe pija, hyra dhe dalja, janë të lidhura me nijet të qartë.
Mossukses i vërtetë është kur ibadetet bëhen një gjë e përditshme e rëndomtë, ndërsa sukses është kur veprimet e rëndomta bëhen ibadet.
Ndoshta pas kësaj që përmendëm, ju dhe unë asnjëherë nuk do ta shikojmë në të njëjtën mënyrë hadithin e mirënjohur të Muhammedit, s.a.v.s.:
“Vërtet, veprat vlerësohen sipas qëllimit (nijetit) dhe vërtet secili njeri do të merr atë që synon (që ka qëllim).”



Ali Hammuda
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.