Myftiu Tërnava vizitoi ambasadën e Kosovës në Doha

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë po qëndron për vizitë zyrtare në kryeqytetin e Katarit, Doha

Në këtë vazhdë ai sot vizitoi ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha ku u prit nga ambasadori z.Amir Ahmeti, i cili pasi i dëshiroi mirëseardhje myftiut Tërnava dhe delegacionit përcjellës të tij njoftoi me punën dhe angazhimin që po bënë ambasada e Kosovës në Doha.

Nga ana e tij Myftiu Tërnava falënderoi ambasadorin Ahmeti për pritjen dhe biseduan për punën dhe aktivitetin që po e bënë Kryesia e BIRK-ut në të mirë të qytetarëve tanë në Kosovë duke theksuar se ne vazhdimisht po bëjmë përpjekje që vendi ynë të ecë me hapa të shpejtë të zhvillimit ekonomik që të jemi në mesin e shteteve të zhvilluara.

Delegacioni i Kryesisë së BIRK-ut i kryesuar nga myftiu Tërnava po qëndron në Doha me ftesë të Ministrisë së Vakëfeve të Katarit.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.