Çikorja, bresa, lulekorja; Radhiqja (arab. hindiba)

Cichorium endivia (intybus)

Bima e çikores(1) ka temperament i cili ndryshon varësisht nga stinët e vitit. Çikorja (lulekorja, bresa) është e ftohtë dhe e lagësht në dimër, e nxehtë dhe e thatë në verë, kurse në pranverë dhe vjeshtë përgjithësisht anon të jetë e ftohtë dhe e thatë.
Ekzistojnë dy lloje kryesore të çikores: me gjethe të gjera dhe të përdredhura. Çikorja është e fortë, e ftoh lukthin dhe e ndihmon tretjen. Ngrënia e çikores së zier në uthull vepron si ngacmues i lukthit, posaçërisht çikorja e egër, e cila është mjeti më i mirë dhe më i fortë tretës, dhe shumë i fuqishëm për forcim. Ajo është më e rrallë dhe ndihmon lukthin e dobësuar.
Çikorja, lloj i lulekorës së egër, është bima më efikase për rregullimin e funksionit të mëlçisë. Ajo hap mbylljet abnormale të mëlçisë dhe zvogëlon ënjtjen e saj (lat. Hepatomegalia), njësoj sikurse në ënjten e lukthit dhe shpretkës (lat. Splenomegalia).
Vënia e melhemit të bërë me gjethe të çikores së egër shëron gihtin (rritja e thartirës urike në gjak),(2) dhe është e dobishme në rastet e ënjtjes së nxehtë të kapakëve të syrit. Vënia e pecave të nxehta me gjethe të çikores së egër, përshpejton shërimin e thumbimit të akrepit.
Çikorja ndihmon gjithashtu në hapjen e venave dhe të zorrëve, pastron kanalet e veshkave dhe ndihmon në zbërthimin e gurëve në fshikën biliare. Lloji më i mirë i çikores për mëlçinë është çikorja më e hidhur. Lëngu i bërë me gjetheve të çikores është i dobishëm në rastet me verdhëz, veçanërisht kur përzihet me lëngun e gjetheve të freskëta të ruzmarinës ose të gjetheve të bimës së temjanit apo të anisit. Lëngu i gjetheve të çikores ose të lulekores së zier mënjanon ënjtjet që shkaktohen nga uthulla dhe sheqeri.
Vënia e kompresave të nxehta me gjethe të grira të çikores zvogëlon simptomat e përgjithshme të të ënjturit, ndihmon rrjedhjen e vrerit dhe zvogëlon depërtimin e nxehtësisë së gjakut dhe të vrerit të verdhë.
Çikorja është e dobishme kur hahet e palarë dhe e paqëruar, sepse pas larjes dhe qërimit humb pjesën më të madhe të forcës dhe vetitë e tjera mjekuese. Çikorja ka veti kundërhelmuese (antidot), të cilat përshpejtojnë shërimin në rastet e helmimit me ushqime. Lyrja e syve me ujin e çikores së zierë ndihmon në shërimin e verbimit të natës.
Gjethet e çikores dhe të lulekores së egër përdoren për përgatitjen e preparateve të ndryshme mjekësore. Pirja e lëngut të gjetheve të çikores, i përzier me vaj ulliri, vepron si antidot (kundërhelm) në shumicën e rasteve të helmimit me ushqim, dhe ndihmon në rastet e tjera të helmimit nga kafshimi i gjarprit ose thumbimi i akrepit. Në fund, qumështi i cili ekstraktohet nga degët e çikores i pastron sytë dhe mënjanon skuqjen (inflamacionin) e tyre.

* Çikorja, lulekorja (radhiqja) është bimë barishtore shumëvjeçare, me ngjyrë të blertë të hapur. Është në gjendje të egër, por kultivohet edhe në kopshte.
Gjethet e fundit janë pendare, të çara, me pjesë skajore më të gjerë, të mëdha, të sipërmet zvogëlohen pak nga pak dhe janë gjysmë kërcell pushtuese.
Lulet kanë ngjyrë qielli, janë të gjata sa trefishi i mbështjellës. Gjendet në vende të thata me bar, kullota e shkurre. Lulëzon në maj-shtator dhe arrin 80 cm lartësi. Çikores i vlejnë lulet e gjethet që mblidhen në korrik-shtator dhe rrënja e cila mbillet në mars-prill dhe shtator-tetor.
Valesa: bëhet me bimë e rrënjë, duke zier një lugë kafeje në një filxhan ujë. Ky lëng pihet tre herë në ditë.
Përvalesa, si edhe lëngu, përdoren në sëmurjet e lukthit, në hipereminë (gjak i tepërt) e mëlçisë, në verdhëzë dhe në dispepsi. Dozat në përvalesë janë si ato të valesës.
Rrënjët, pasi thahen dhe bluhen, përdoren në vend të kafesë, duke u përzier me të.
Gjithmonë duhet të mblidhen gjethet e trasha.
Çikorja nuk duhet të mungojë asnjëherë në tavolinën tonë.
Popujt e veriut thonë se atje ku hahen barishtet, dhe sidomos çikorja, mjeku nuk hyn në atë shtëpi.
Nga të gjitha llojet e çikores, për nga cilësia e saj vendin e parë e zë çikorja e egër, pastaj çikorja italiane etj.*



1. Çikorja perim i ftohtë një-dyvjeçar i familjes së hudhrës.
2. Giht: lat. Atthritis urica; arab. nakras. Formë e trashëguar e artritit, i cili është pasojë e rritjes së nivelit të thartirës urike në gjak.
* Shënim i përkthyesit në gjuhën shqipe



MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED a.s,
Ibn Kajjim el-Xhevzi
Përktheu: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.