Si do të hynë hafizët në xhennet

Në një fshat jetonte një grua e varfër me një djalë të vogël. Nuk kishin asgjë, pos një kasolle të vjetër ku jetonin.

Kur djali u rrit pak, nëna dëshiroi që ai të bëhej dijetar, gjegjësisht hafiz i Kuranit.
Kështu, dëgjoi që një dijetar - hafiz i njohur jetonte në fshatin fqinj dhe e dërgoi djalin për ta mësuar hifzin.
Pas namazit të sabahut, djali u nis te dijetari që ta mësojë hifzin. Trokiti në derë dhe hafizi e hapi duke e pyetur djalin çka dëshiron.
Pasi djali i tregoi, mësuesi i hifziti tha: “Nëse dëshiron ta mësoj hifzin, atëherë duhet të më paguash. Unë nuk mësoj pa të holla.”
Djali i tha: “Nuk kam të holla, nëna ime është e varfër.”
Hafizi itha: “Puno për mua një kohë e pastaj unë do ta mësoj hifzin.”
Djali mendoi një moment, pastaj i tha: “Po shkoj ta lajmëroj nënën e pastaj vi tek ju.”
Duke u kthyer në shtëpi djalin e zuri koha e namazit të jacisë. U ndal nën një pemë dhe e fali namazin, por pasi ishte i lodhur nga rruga e zuri gjumi.
Në ëndërr e pa Pejgamberin, s.a.v.s., dhe e pyeti ku ishte nisur. Djali i tregoi, ndërsa Pejgamberi, s.a.v.s., i tha: “Kthehu te hafizi dhe thuaji që ta mësoj hifzin, e nëse të pyet për holla, thuaji: ‘Zumera, zumera (grup pas grupi)’.”
Kur u zgjua djali ishte koha e sabahut. E fali namazin e sabahut dhe u kthye te hafizi, i cili kur e pa në derë i tha: “A i solle të hollat?”
Djali i tha: “Jo.”
“E përse erdhe?”, i tha hafizi.
Djali u përgjigj: “Më dërgoi i Dërguari i Allahut, s.a.v.s.”
Hafizi u çudit me përgjigjen e tij dhe e pyeti: “E si e ke parë?”
Djali u përgjigj: “Ai më tha: ‘Shko te hafizi që ta mësoj hifzin, e nëse të pyet për të holla, thuaji: ‘Zumera, Zumera’.”
Kur i dëgjoi këto fjalë, hafizi filloi të qajë.
Djali i habitur e pyeti: “Përse qan?”
Ai u përgjigj: “Kur isha në moshën tënde, edhe unë e kam parë ëndërr Pejgamberin, s.a.v.s., dhe e pyeta: ‘I Dërguari Allahut, si do të hynë hafizët në Xhenet?’ I Dërguari i Allahut, s..a.v.s, më tha: ‘Zumera, zumera (grup pas grupi)’.”



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.