Komentimi i kaptinës El-Hashr (4).

Cilësitë e muhaxhirëve, ensarëve dhe të gjeneratave pasuese

"(Një pjesë e presë së luftës) U takon edhe muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan nga vendlindja dhe pasuritë e tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Allahut dhe duke ndihmuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertët, dhe (u takon pasuria) atyre që e përgatitën (Medinën) si shtëpi (vendstrehim) të besimit qysh më parë (para se të vinin muhaxhirët), i duan ata që shpërnguleshin te ata duke mos ndier në gjokset (zemrat) e tyre kurrfarë ngushtimi (rëndese, zilie) për atë që u është dhënë atyre (muhaxhirëve), madje, më tepër preferojnë t'u bëjnë mirë atyre sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar. Kurse ata që erdhën pas tyre (gjeneratat pas ensarëve dhe muhaxhirëve) thonë: Zoti ynë! Falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë! Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!" - (El-Hashr, 8-1O).

Shkaku i zbrijes së ajetit të 9- të

Në lidhje me pjesën e ajetit të 9-të: "dhe (u takon pasuria) atyre që e përgatitën (Medinën) si shtëpi (vendstrehim) të besimit qysh më parë (para se të vinin muhaxhirët) ... ", transmetojnë Ibn Mundhiri dhe Xhafer bin Burkan nga Zejd bnul-Esamm të ketë thënë: Ensarët thanë: O i Dërguar i Allahut! Ndaje tokën tonë përgjysmë mes nesh dhe muhaxhirëve. Ai u tha: Jo! Por ata t'ju ndihmojnë në punën e tokës (në të mbjella) e pas kësaj, ndani me ta frutat, kurse toka mbetet juaja. Ata thanë: Pajtohemi dhe jemi të kënaqur, dhe pas kësaj zbriti ajeti i lartpërmendur.(1)
- Në lidhje me pjesën e ajetit të 9-të: "madje, më tepër preferojnë t'u bëjnë mirë atyre sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë .... " transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe të tjerët nga Ebu Hurejra të ketë thënë: Njërit prej ensarëve, i Dërguari i Allahut ia preferoi ta merrte si mysafir njërin prej të varfërve që qëndronin në xhami (Ehli-s-Suffeh). Ai e mori dhe shkoi në shtëpinë e tij dhe i tha gruas: A ka diçka prej ushqimit? Ajo ia ktheu: Jo, përveç racionit të fëmijëve. Ai i tha: Dërgoji fëmijët për të fjetur dhe mashtroj i me diçka! Kur fëmijët fjetën, e shoqja ia solli bashkëshortit ushqimin e tyre, e ky me atë ushqim e gostiti mysafirin. Këta të dy, burrë e grua, nën dritën e zbehtë të kandilit shtireshin sikur po hanin, për të mos e turpëruar mysafirin. Të nesërmen, ensariu shkoi së bashku me mysafirin e tij te Resulullahi s.a.v.s., i cili i tha: "Banorët e qiellit kanë mbetur mbrëmë të mahnitur nga veprimi Juaj", dhe në lidhje me ta zbriti kjo pjesë e ajetit të 9-të.(2)
- Në librin e Imam Sujutiut, është pak a shumë i njëjti transmetim, ku ndër të tjera thuhet se një i varfër erdhi tek i Dërguari i Allahut dhe iu ankua se ishte i uritur. Pejgamberi a.s. shikoi në mos po gjente ushqim nëpër dhomat e shtëpisë së tij, por nuk gjeti asgjë. Atëherë iu drejtua të pranishmëve. A ka dikush që i bën konak dhe e gostit këtë njeri, që Allahu ta mëshirojë nikoqirin. Njëri prej ensarëve u ngrit dhe e mori mysafirin e Resulullahit s.a.v.s ... , dhe të nesërmen, i Dërguari i Allahut i tha: ec ... Allahu është mahnitur ose ka qeshur nga veprimi i filanit dhe i filanes"(3) dhe kishte zbritur pjesa e ajetit të 9-të: "madje, më tepër preferojnë t'u bëjnë mirë atyre sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë .... "
Imam Sujutiu përcjell një transmetim ku thuhet se njeriu i cili e gostiti mysafirin e Resulullahit s.a.v.s. - Thabit bin Kajsin ishte Ebu Talha(4), e në një transmetim tjetër, ai ishte Ebul Mutevekkili.(5)
- Transmetohet nga Abdullah ibn Omeri r.a. të ketë thënë: Iu dhurua njërit prej shokëve të Pejgamberit a.s. koka e një deleje e ai tha: Vëllai im, filani dhe fëmijët e tij janë më të nevojshëm për të sesa unë, dhe ia dërgoi atij. Edhe ai veproi ngjashëm me të parin deri sa koka e deles u dërguar deri tek personi i shtatë, dhe i fundit prej tyre sërish ia dërgoi këtij të parit, (po me të njëjtin pretekst, se ai ishte më i nevojshmi për të, sqarim Yni S.B.), dhe pastaj zbriti pjesa e ajetit të 9-të: "madje, më tepër preferojnë t'u bëjnë mirë atyre sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë .... "(6)

Koment:

8. (Një pjesë e presë së luftës) U takon edhe muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan nga vendlindja dhe pasuritë e tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Allahut dhe duke ndihmuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit
Pasi që Allahu i Lartmadhërishëm, sqaroi dispozitat e ndarjes së plaçkës së luftës që fitohen pa luftë - "fej'un", tash në këtë ajet sqaron gjendjen e të varfërve dhe skamnorëve të cilët janë meritorë për të qenë pjesë e ndarjes së saj. Në radhë të parë Ret për muhaxhirët, të cilët më parë ishin dëbuar e përzënë dhunshëm nga shtëpitë e tyre në Mekë, vetëm pse i kishin besuar Allahut dhe e kishin ndihmuar të Dërguarin e Tij në lartësimin e besimit të drejtë.
Këta njerëz për të cilët do të dëshmojë historia, i dhanë krahë Islamit në fillet e para të përhapjes së tij. U bënë digë e fortë në mes kufrit dhe idhujtarisë në njërën anë, dhe besimit të pastër e plot dritë në anën tjetër. Zemrat e tyre u pushtuan nga drita hyjnore, dhe ata sypatrembur filluan të shembnin mitet dhe legjendat e mosbesimit, duke vënë në rrezik edhe jetët e tyre. Shumë prej tyre, kërkuan leje nga i Dërguari i Allahut që të fillonin rezistencën e armatosur qysh në Mekë, por ai nuk ua lejonte një gjë të tillë sepse ende ishin të paktë në numër, dhe mbi të gjitha ende nuk kishte marrë urdhëresën për një gjë të tillë nga Fuqiploti. Shumë prej tyre emigruan në Abisini-Etiopi, e pastaj kur u ligjësua hixhreti në Medinë, ata dalëngadalë filluan ta lëshonin Mekën për t'u shpërngulur në Shtëpinë e re të Islamit. Këta lanë shtëpitë, pasurinë po edhe vendlindjen e tyre, dhe me gjithë varfërinë e tyre të skajshme, për asnjë moment nuk u ligështuan e as nuk e humbën forcën e besimit, por gjithnjë synonin vetëm kënaqësinë e Allahut. Për këtë arsye, edhe pasuria e parë që u mor nga armiku si pre e luftës, iu nda këtyre heronjve të mëdhenj të Islamit, drita e të cilëve vazhdon të në ndriçojë edhe deri në shekujt tanë, e do të vazhdojë e tillë me këtë nur, deri në Ditën e Gjykimit. Këta ishin ata të sinqerret, të cilët i ka lavdëruar edhe Allahu xh.sh. në Kuran.

9. dhe (u takon pasuria) atyre që e përgatitën (Medinën) si shtëpi (vendstrehim) të besimit qysh më parë (para se të vinin muhaxhirët), i duan ata që shpërnguleshin te ata duke mos ndier në gjokset (zemrat) e tyre kurrfarë ngushtimi (rëndese, zilie) për atë që u është dhënë atyre (muhaxhirëve), madje, më tepër preferojnë t'u bëjnë mirë atyre sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar.
Pas lavdërimit të muhaxhirëve, tash Allahu xh.sh. i lavdëron edhe ensarët, duke vlerësuar lart cilësitë dhe virtytet e tyre. Ai në këtë ajet, sqaron se një pjesë e pasurisë së fituar nga lufta, sipas ndarjeve të përcaktuara në ajetet paraprake, u takon gjithashtu edhe ensarëve, të cilët e kishin bërë të gatshme Medinën si shtëpi të besimit, duke hapur dyert e saj për muhaxhirët, të cilët pas pak, do të shpërnguleshin në të, së bashku me Muhamedin a.s.
Ngritja e Islamit pa ensarët do të ishte e vështirë, por këta burra sypatrembur, i dhanë gjallëri Thirrjes islame, duke shpërndarë këtë dritë në të katër anët e gadishullit arabik. E përkrahën të Dërguarin a.s. pa kurrfarë rezervash, e ftuan ta bënte hixhretin e bekuar tek ata, dhe së bashku me grupet e para të muhaxhirëve, nën udhëheqjen e Resulullahit s.a.v.s. filluan ngritjen e themelit të një shteti të drejtë islam, ku secili individ, e ndiente sigurinë dhe prehjen shpirtërore. Madje këtë siguri nën hijen e Islamit do ta ndienin fuqishëm edhe pjesëtarët e Kitabit për shekuj me radhë.
Ensarët ishin njerëzit më bujarë, më mikpritës e më zemërgjerë. Ata kishin përgatitur tashmë Medinën si vatër të ngrohtë e të sigurt të Islamit. Evsi dhe Hazrexhi, ishin bashkuar nën fjalën e Njëshmërisë, duke larguar njëherë e përgjithmonë armiqësitë dhe hasmëritë e vjetra. Ata i hapën zemrat dhe shtëpitë e tyre për muhaxhirët nga Meka, duke iu ofruar atyre çdo gjë që kishin e madje edhe duke ndarë përgjysmë çdo gjë që kishin nga pasuria. Për këtë arsye, i Dërguari i Allahut, pasi që filloi ndërtimin e xhamisë, puna e parë që e bëri ishte vëllazërimi në mes ensarëve dhe muhaxhirëve, duke forcuar kështu lidhjet vëllazërore mes tyre për një të ardhme të ndritur të Islamit, që do të agonte shumë shpejt.
“... madje, më tepër preferojnë t'u bëjnë mirë atyre sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë"
Nga shkaqet e zbritjes së këtij ajeti pamë skena madhështore të altruizmit e të sakrificës së myslimanëve për njëri-tjetrin. Ensarët e linin veten keq, vetëm e vetëm që muhaxhirët të mos e ndienin mallin e vendlindjes dhe vështirësinë e jetës, sidomos të fukarallëkut mbi supet e tyre. Ata preferonin që vetë të vuanin, por muhaxhirët të ishin të kënaqur. Në zemrat e tyre nuk kishte as urrejtje e as xhelozi, pse i Dërguari a.s. ua kishte ndarë një pjesë të pasurisë së Beni-n-Nadirit, e këtyre jo. Përkundrazi, në zemrat e tyre nuk kishte as lakmi, sepse Allahu xh. sh. i kishte ruajtur zemrat e tyre nga kjo sëmundje vrastare.
"... Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar."
Islami si fe hyjnore, ndër synimet parësore e ka edukimin e shpirtit njerëzor me moral ta lartë e të pastër. Ai synon ngritjen e tij në gradat e nderit, duke e mbrojtur nga rrëshqitjet në kurthet e shejtanit, e një ndër to sigurisht që është edhe lakmia ndaj pasurisë haram, pangopësia, nepsi apo zilia për pasurinë e tjetrit, për ç' gjë Allahu xh.sh. ka tërhequr vërejtjen edhe në Kuran, siç është ky ajet, të cilin jemi duke e komentuar, po edhe i Dërguari i Allahut, ka dhënë shenjë për të në shumë prej haditheve të tij.
- Enesi r.a. thotë: Ka thënë i Dërguari i Allahut: "I pastër (larg) nga lakmia e vet-pangopësia (nepsi) është ai që e jep zekatin, që e nderon mysafirin dhe që jep kur dikë e godet ndonjë fatkeqësi."(7)
Pikërisht, për këtë arsye, i Dërguari a.s. shpeshherë lutej: "O Zoti im! Unë kërkoj mbrojtjen Tënde nga lakmia e vetes sime, nga tejkalimet dhe vesveset e saj."(8)
Lakmia është një cilësi e urryer e shejtanit, nga e cila duhet ruajtur kjo s'ka dyshim. I Dërguari i Allahut na e ka tërhequr vërejtjen prej kësaj të keqeje kur thotë: "Ruajuni nga mizoria-padrejtësia, sepse padrejtësia është prej errësirave të Ditës së Gjykimit dhe ruajuni nga lakmia për veten tuaj-nefsi, sepse lakmia e tepërt i ka shkatërruar ata që ishin para jush, i ka shtyrë që të derdhin gjakrat e tyre dhe i ka shtyrë që të lejojnë të ndaluarat."(9)
- Transmeton Esved bin Hilali nga Ibn Mes'udi se një njeri kishte shkuar tek ai dhe i kishte thënë:
Kam frikë se jam i shkatërruar?! Përse? - e pyeti Ibn Mes'udi. Ai tha:
I kam dëgjuar fjalët e Allahut: “... Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar". Unë jam njeri tepër dorështrënguar, lakmoj në pasuri dhe thuajse asgjë nuk më del nga dora (për bamirësi). Atëherë Ibn Mes'udi e qetësoi me fjalët: "Kjo nuk është lakmia e tepërt e pasurisë, të cilën e ka përmendur Allahu në Kuran, sepse ajo e ka kuptimin e ngrënies së pasurisë së vëllait tënd, pa të drejtë, duke ia grabitur mizorisht, por tek ti kemi të bëjmë me koprraci të tepruar dhe dorështrëngim. Dije se koprracia vërtet është shumë gjë e keqe, por megjithatë bëje dallimin në mes lakmisë dhe koprracisë."(10)
Tavusi në lidhje me dallimet në mes fjalëve "buhl" dhe "shuhh" thotë: "El- Buhlu" - nënkupton koprracinë kur njeriu është dorështrënguar për të dhënë diçka nga pasuria që e ka nëpër duart e veta, kurse "Esh-Shuhhu", nënkupton të lakmuarit e pasurisë së huaj, për ta shtënë në dorë dhe përvetësuar atë, pa zgjedhur mjetet a metodat, qoftë në mënyrë të lejuar apo të ndaluar, pangopësinë etj.(11)
- Transmeton Nesaiu nga Ebu Hurejre e ky nga Resulullahi s.a.v.s. tëketë thënë: "Nuk bashkohen kurrë pluhuri në rrugën e Allahut dhe tymi i zjarrit të Xhehenemit në brendinë e një myslimani, ashtu siç nuk bashkohen dot kurrë Imani dhe lakmia për vete-nepsi në zemrën e një myslimani"(12)
- Transmetohet se Abdurrahman bin Avfi, kur bënte tavav rreth Qabesë, e bënte vetëm këtë lutje:
"O Zoti im! Më mbroj nga lakmia (pangopësia) e vetes sime! Më mbroj nga lakmia (pangopësia) e vetes sime! Njëri e kishte pyetur se pse po e bënte vetëm këtë dua, ai ia kishte kthyer: "Nëse jam i mbrojtur nga lakmia (pangopësia), atëherë as nuk do t'i afrohem amoralitetit, as hajnisë e as nuk do të bëj ndonjë vepër të ndytë, të poshtër e të keqe".(13)

10. Kurse ata që erdhën pas tyre thonë: “Zoti ynë! Falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë! Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!"
Ky ajet, përfshin të gjithë muslimanët, pas gjeneratës së as'habëve, të cilët e pasojnë këtë gjeneratë të artë, duke u lutur për vete dhe për ta, që Allahu t'i falë e t'i mëshirojë, duke ua pranuar vlerën dhe epërsinë që ata e kanë në raport me ne. Kjo gjeneratë ishte gjenerata e parë e Islamit, të cilët i besuan Allahut, e përkrahën të Dërguarin a.s. dhe e përhapën kudo që arritën Fjalën e të Gjithëmëshirshmit. Ishin njerëz që Allahu i ka përmendur në Kuran: ''Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë (muslimanët) prej muhaxhirëve dhe prej ensarëve" - (Et - Tevbe, 100); pastaj "Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Ata që janë me të (as'habët), janë të ashpër ndaj jobesimtarëve e të mëshirshëm ndërmjet vete." - (El-Fet'h, 29). etj.
Ishin këta njerëz që për hir të Allahut bënë hixhret dhe u mirëpritën nga ensarët, dhe bashkërisht vunë themelet e kështjellës së Islamit, e cila do të qëndrojë e tillë, e pathyeshme dhe e fortë, deri në Ditën e Gjykimit, përderisa ne, udhëhiqemi nga parime fisnike, dhe lëmë anash egotë personale, lakminë e kësaj bote, nepsin dhe pangopësinë.
Se sa është e madhe zemërgjerësia e Islamit dhe e muslimanëve, vërehet nga ky ajet, kur ne e kemi obligim që në çdo lutje tonë, po edhe në namazet tona të lutemi për vëllezërit e motrat muslimanë, që Allahu r'i përfshijë në hijen e mëshirës së Tij. Në zemrat tona nuk duhet të ketë vend për smirë as për xhelozi e ruana Zot, as për xhelozi, ndaj besimtarëve, zemrat e të cilëve Allahu i ka ndriçuar me nurin e Imanit.
Ky ajet, është po ashtu një argument i fuqishëm, për solidaritetin dhe bashkimin e gjeneratave të këtij Ymeti, prej të parës deri tek e fundit, nën një fjalë dhe besim të përbashkët.
Sigurisht që edhe ky ajet, ndërlidhet në një mënyrë edhe me ajetet paraprake që flasin për ndarjen e plaçkës së luftës, në bazë të kategorive të caktuara, andaj në lidhje me këtë çështje, do të sjellim fjalët e Malik bin Evs ibn ul Hadethan i cili thotë: Omerit r.a. e lexoi këtë ajet kuranor: ''Allahu caktoi obligim që lëmosha (zekati etj.) t'ju takojë vetëm: të varfërve, të ngratëve (që s'kanë fare pasuri) punonjësve që e tubojnë, atyre që duhen përfituar zemrat (të dobëtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve) në rrugën e Allahut dhe atij që ka mbetur rrugëve. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë." - (EtTevbe, 60), dhe tha: Kjo është për këta. Pastaj e lexoi ajetin 41 të sures "El-Enfal": "Ta dini se çfarëdo që fituat si plaçkë lufte, një e pesta i takon Allahut, të Dërguarit dhe farefisit (të tij), jetimëve, të varfërve dhe udhëtarit (që ka ngelur në rrugë) ... " dhe tha: Kjo është për këta, e pastaj e lexoi ajetet 7-10 të sures "El-Hashr": "Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si pre lufte (të marrë) nga banorët e vendbanimeve (jobesimtare), ajo i takon: Allahut, të Dërguarit, të afërmve (të tij), jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve të mbetur rrugës ... " deri sa arriti tek i l O-të: "Kurse ata që erdhën pas tyre (gjeneratat pas ensarëve dhe muhaxhirëve) ...“ dhe tha: "Kjo i përfshin të gjithë muslimanët, dhe nuk ka asnjë prej tyre e të mos ketë të drejtë (hak) në këtë pasuri. Po të jetoja më gjatë, do të shihnit se si do të më vijë bariu nga Bisre dhe Himjeri, që t'ia japim (ndajmë) edhe atij, pjesën që i takon, pa iu djersitur fare balli për të."(14)
Edhe Imam Fahruddin er-Rraziu pohon se këto ajete, i kanë përfshirë të gjithë besimtarët, sepse ata, ose janë muhaxhirë ose ensarë, ose gjeneratë që kanë ardhur pas tyre.(15)

Porosia e ajeteve (8-10)

- Pasuria që lanë pas vetes fisi Beni-n-Nadir, llogaritet si "Fej' un" , dhe këtë Allahu xh.sh. ia dhuroi të Dërguarit të Vet, që atë ta ndante si të donte. I Dërguari a.s. këtë pasuri ua ndau muhaxhirëve të varfër dhe 3 të varfërve prej ensarëve. Në këtë lloj plaçke të luftës "fej'un" janë llogaritur pasuritë e lëna nga fiset Benu Kurejdha dhe Benu-n-Nadir, pastaj nga Fedeku, nga Hajberi, nga fshatrat e Urejnes dhe Jenbuit.
- Dallimi në mes plaçkës së luftë "fej'un" dhe "gani me" , është se ajo plaçkë që fitohet pa luftë dhe ndonjë mundim paraprak, quhet "fej'un", kurse ajo që fitohet me luftë të armatosur, quhet "ganime". Secila prej tyre ka dis-pozita të veçanta të ndarjes së saj.
- Tek hanefinjtë, plaçka e luftës "ganime" ndahet sipas asaj që e ka përmendur Allahu xh.sh. në suren El-Enfal: "Ta dini se çfarëdo që fituat si plaçkë lufte, një e pesta i takon Allahut, të Dërguarit dhe farefisit (të tij), jetimëve, të varfërve dhe udhëtarit (që ka ngelur në rrugë) ... ". Kjo do të thotë se 115 i ndahet kategorive të përmendura në ajetin e sipërtheksuar, kurse 4/5 të mbetura, u ndahen luftëtarëve pjesëmarrës, kurse tek dispozita e plaçkës së luftës "fej'un", toka-paluajtshmëria, u takon të gjithë muslimanëve dhe nuk i nënshtrohet ndarjes në 5 pjesë, por shfrytëzohet për të mirën e përgjithshme të muslimanëve.
- Arsyeja e ndarjes së kësaj plaçke në radhë të parë për të varfrit, është që kjo pasuri të mos shkojë vetëm në duart e të pasurve, dhe në këtë mënyrë njerëzit të ndahen në klasa apo shtresa, por që edhe të varfrit t'i përshkojë ndihma e shtetit dhe të zhduken shtresimet sociale në një shoqëri, për aq sa ka mundësi.

- Atë çka na këshillon dhe jep i Dërguari i Allahut duhet ta marrim e ta zbatojmë, ashtu siç duhet të heqim dorë edhe nga ajo që ai na ndalon, sepse ai flet me inspirim nga Allahu xh. sh.
- Droja ndaj Allahut duhet të jetë e pranishme në çdo kohë. Nuk guxojmë ta kalojmë jetën të shkujdesur nga të përmendurit e Allahut, përndryshe, ndëshkimi i Tij në botën tjetër ndaj mohuesve është shumë i rreptë.
- Allahu xh.sh. në Kuran, i ka përshkruar muhaxhirët me gjashtë cilësi:
a) Janë të varfër
b) Janë muhaxhirë
c) Janë dëbuar nga shtëpitë dhe pasuritë e tyre
ç) Ata kërkojnë kënaqësinë e Allahut dhe mirësitë e Tij
d) Ata me vetveten dhe pasuritë e tyre ndihmojnë në lartësimin e Fjalës së Allahut dhe e ndihmojnë të Dërguarin a.s.
dh) Këta janë të sinqertët, e përmendur në Kuran

- Allahu xh.sh. po ashtu i ka lavdëruar edhe ensarët me gjashtë cilësi:
a) Ata e përgatitën Medinën si vatër të re të Islamit dhe besimit të pastër, para së në të, të shpërnguleshin muhaxhirët, duke qenë të sinqertë në besimin e tyre.
b) Ata i deshën muhaxhirët me një dashuri të pastër vëllazërore
c) Në zemrat dhe shpirtrat e tyre nuk kishin kurrfarë xhelozie, smire e as ruan a Zot ndonjë urrejtje ndaj muhaxhirëve, për shkak se atyre iu nda plaçka e luftës së Beni-n-Nadir, e këtyre jo.
ç) Ata preferojnë më tepër t'u bëjnë mirë muhaxhirëve sesa vetvetes, ndonëse edhe vetë janë të nevojshëm për pasuri.
d) Allahu ia ka mbrojtur e ruajtur zemrat e tyre nga sëmundja e lakmisë dhe e pangopshmërisë. dh) Këta janë ata të shpëtuarit dhe fitimtarët e mirësive të dynjasë dhe të Ahiretit.

- Medina, si qytet ka një pozitë të lartë nderi e madhështie ndër myslimanë. Është quajtur "Darul Iman" - Shtëpia e Besimit.
- Në këto ajete, Allahu xh.sh. i ka përmendur 3 lloje të njerëzve:

1. Muhaxhirët
2.Ensarët, dhe
3.Ata që erdhën pas tyre, pra muslimanët në përgjithësi, deri në Ditën e Gjykimit.

- Është obligim për gjeneratat pasuese pas muhaxhirëve dhe ensarëve, që t'i duan e t'i respektojnë ashab ët e Resulullahits.a.v.s. dhe të luten për ta. Në asnjë mënyrë nuk lejohet fyerja, sharja apo mallkimi i tyre, pavarësisht ndonjë mospajtimi që ata mund ta kenë pasur në mes vete për çështje të caktuara. Ai që i shan as'habët e Pejgamberita.s., është "fasik", dhe larg nga edukata e pastër islame.

- vijon -


_______________________
I. EI- Vahidij, Esbabu-n-nuzuli. f 419 (redaktuar nga Isam ibn Abdulmuhsin el Humejdan), Demmam. 1992; Imam Sujutiu në Lubabu-n-nukuli fi esbabi-n-nuzuli, f. 258-259 dhe në Ed-Durrul menthur, (8/106).
2. Esbabu-n-nuzuli, f 419; Isam ibn Abdulmuhsin el Humejdan, Es-Sahih min esbabi-n-muzuii, f 311, Bejrut 1999.
3. Lubabu-n-nukuli fi esbabi-n-nuzuli, f 259.
4. Po aty, f 259.
5. Tefsiri i Kurtubiut, vëll. 20, f 363.
6 E transmeton Hakimi në El-Mustedrek (21484); Esbabu-n-nuzuli, f 661 (redaktuar nga Argijaniu); Lubabu-n-nukuli fi esbabi-n-nuruli, f 259.
7 Bejhekiu, Shuabil Iman, nr. (10842); Ibn Asakiri, Tarih Dimeshk (52/26); Ibn Hibbani, Eth-Tbikkat, (4/202).
8. Dejlemiu, El-Firdevs (1/460).
9. Sahihu Muslim, (nr. 2587): Musned Imam Ahmed (nr. 14461).
10. Ibn EbiShejbe (9/99); Hakimi (21490). II. El-Arumij, Hadaiku r-rreubi ve-rrrejhan, vëll. XXIX, f 119.
12. Nesaiu, nr. 3110 (hadithsahih).
13. Vakfat terbevije fi suretil Hashr, f. 16
14. Tefiirii Ibn Kethirit, (4/339-340).
15. Er-Rraziu, MefatihulGajb, (29/288).



Sabri Bajgora





Buy Tamoxifen Online


Fraunfelder is buy Tamoxifen director of the National Registry of Drug-Induced Ocular Side Effects. If you are ready to online an appointment, select a button on the right. Tamoxifen also reduces mammographic breast density in women already diagnosed with breast cancer (7). Adjuvant hormonal therapy for post-menopausal womenAdjuvant hormonal therapy for post-menopausal women includes tamoxifen (an anti-estrogen) and aromatase inhibitors. Makes sense now :)2 Recommendations 7th Jul, 2016Grace RaBar Ilan UniversityI see that some of you get a knockout read more after adding Tamoxifen tamoxifen for 24-48hours. Encouraging result of tamoxifen in a retinoblastoma patient with central nervous system metastasis. If continued use of tamoxifen therapy is advised and the risks are accepted by the patient, a trial of tamoxifen for breast cancer prevention, mammograms were obtained from all subjects at baseline and every 18 months during treatment. Kratsios P, Catela C, Salimova E, Huth M, Berno V, Rosenthal N, Mourkioti F. Las mujeres con cualquiera de estos factores de riesgo buy Tamoxifen querer considerar otra terapia que no tenga este efecto secundario.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dokumentar -IMAMI ATDHETAR- Mulla Mustafë ef.Dervisholli