Përkushtimi ndaj virtytit dhe përsosjes morale

Islami respekton të drejtat e njeriut duke përfshirë lirinë e ndërgjegjes apo të drejtën për të jetuar sipas besimit të tij fetar dhe nxit rolin e zgjeruar të fesë në shoqëri.

Nga socializmi dhe rryma ateiste modelimi i jetës së njeriut nga feja u pa si regresiv, antimodern dhe një tërheqje në mesjetë. Rryma të ndryshme e zbritën fenë në stokun e besimeve tradicionale, të vlefshme për sa i përket së shkuarës, por si anakronike për të sotmen apo si pengesë për zhvillimin modern politik, ekonomik dhe atë shoqëror. Ato proklamojnë një jetë me sjellje pa referencë hyjnore dhe pa një botë të pasosur.
Kurani nuk bën dallim mes çështjeve temporale dhe spirituale. Ligjërimi filozofik perëndimor (iluminizmi) ka proklamuar lindjen e njeriut të natyrshëm, që është pa origjinë hyjnore, në mënyrë rr bashkëlindur si i mbarë dhe i përmirësueshëm, vetë shpjegues dhe i vetëmjaftueshëm.
Njeriu, duke jetuar ekskluzivisht brenda temporalitetit (përkohshmërisë) të tij, nuk është veçse një ujk për njeriun dhe bota nuk është asgjë tjetër veçse një xhungël e drejtuar nga forca kafshërore (Hobs). Temporaliteti i vërtetë do të thotë liri nga vlera dhe qëllimi (Niçja).
Krejt ndryshe, Islami është një sistem i përgjithshëm moraliteti dhe dijeje, që mund të përballojë dhe të zgjidhë çdo situatë njerëzore me përgjigje kuptimplote. Modernizimi i rremë është manifestuar në rrënimin e shoqërisë dhe në rindërtimin e saj në baza jo fetare.
Zbatimi i mësimeve islame në sjelljet e një myslimani nuk është vetëm qetësim i ndërgjegjes, por, mbi të gjitha, një akt adhurimi për të fituar kënaqësinë e Krijuesit. Ndikimi i fesë në sjelljet e individit është një fenomen shoqëror në shoqërinë myslimane.
Myslimani nuk është i lirë që të mos përfillë rregullat morale dhe të rebelohet kundër vlerave të vendosura hyjnore. Qasja shekullare ka theksuar hedhjen poshtë të traditës dhe shkëputjen e të gjitha lidhjeve me të kaluarën, gjë që cenon kohezionin e shoqërisë. Ajo mbron ide dhe vlera të reja të bazuara ekskluzivisht tek arsyeja dhe të paidentifikuara nga feja dhe tradita.
Islami është fe e monoteizmit të pastër që vendos drejtësinë dhe ofron shembullin e mirë. Shoqëria është në zgrip të një krize të brendshme të thellë që mund të çojë në një gjendje barbarizmi veçanërisht nëse nuk frenohet rritja e krimit, e narkomanisë dhe e dhunës, që kanë depërtuar tek të rinjtë.
Sjelljet e myslimanit duhen të përshkohen në të gjitha manifestimet e tij me ngjyrime islame. Komuniteti mysliman, si një komunitet fetar i vetë përcaktuar, është së paku në teori një komunitet i një "devocioni të pakompromis ndaj virtytit". Komuniteti mysliman i vë veshin gjithnjë imperativit etik. Feja përcakton frymën dhe identitetin e njerëzve.
Të gjithë të dërguarit e Zotit, predikimet dhe metodat e tyre edukuese, i kanë filluar me ‘JO' ose 'Mos'. Kjo ‘JO' apo 'MOS', i porosit njerëzit që të kenë kujdes në bërjen e veprimeve të tyre, sepse njeriu përjeton pakrahasueshmërisht më shumë fatkeqësi nga bërja e disa veprimeve prej tij, sesa nga mosbërja e tyre. Më shumë lot njerëzimi ka derdhur nga pasojat e asaj që ka bërë, se sa të asaj që se ka bërë. Gjithnjë feja e Zotit, gjatë gjithë historisë, që nga i dërguari i parë i Zotit, Ademi a.s., e deri tek i dërguari i fundit, Muhammedi a.s., është bazuar në ndalesat që i ka bërë njeriut. Në dhjetë porositë kuranore, shumica e tyre janë ndalesa. Këto ndalesa, nuk janë bërë me qëllim që ta denigrojnë qenien njerëzore, por përkundrazi që ta lartësojnë dinjitetin e tij dhe ta çojnë atë drejt përsosjes morale.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.