Kreyministri Rama takohet me krerët fetarë për koronavirusin: jo mbyllje xhamish e kishash, por kujdes!

Kryeministri Rama pati një takim me krerë të besimeve kryesore fetare, duke iu këshilluar ata që të shmangin sa munden tubimet të cilat janë pjesë e ritualeve.

“Nuk jemi në një situatë ku të bëhet fjalë për mbyllje të kishave dhe xhamive. kërkohet që ju të sensibilizoni besimtarët më të moshuar dhe ata me sëmundje kronike që të qëndrojnë në shtëpi, pasi janë shtresa më vurnerabël dhe kjo sëmundje tregohet më agresive pikërisht me ta. Inkurajoni personat e tillë të qëndrojnë në shtëpi“, këshilloi i pari i qeverisë.
“Ky është një virus i panjohur, por nuk po flasim për murtajë”, theksoi Rama.
Por sipas tij, ndonëse nuk duhet pasur frikë, duhet pasur kujdes.
“Frika është gjëja e gabuar, por kujdesi është gjëja e duhur. Nuk duhet të bimë në pesimizëm. Mos shkoni aty ku ka epidemi, por nëse epidemia vjen aty tek ju mos lëvizni. Ky është i gjithë thelbi. Çdo person që vjen nga zonat e prekura duhet të vetëkarantinohet, kush ka shenjat të mos alarmohet dhe të telefonojë 127 dhe të mos vrapojë në spitale. Më të rrezikuarit janë të moshuarit dha ata me sëmundje kronike. Fëmijët i kalojën më lehtë”, tha Rama me krerët e komuniteteve fetare.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hapen xhamitë për besimtarë