Mrekullitë mahnitëse që manifestohen në çdo ajet kuranor

Dihet mirëfilli se nga gjërat më të rëndësishme në çdo libër është fillimi dhe përfundimi i tij, pra me cilat fjalë fillon dhe me cilat përfundon një libër.

Kurani përbëhet nga 6236 ajete dhe fillon me fjalët:


(Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit) dhe përfundon me fjalët:


(prej xhinëve dhe njerëzve).

Pse Allahu e filloi dhe e përfundoi Librin e tij pikërisht me këto fjalë?!
Besmeleja përbëhet nga 10 shkronja e ato janë:


(B, S, N, H, l, H, R, E, M, L).

Allahu e filloi librin e Tij pikërisht me këto 10 shkronja. Mrekullia del në dritë kur e bëjmë një pyetje: "Sa ajete kuranore përmbajnë një apo më shumë shkronja nga këto dhjetë shkronjat e besmeles?"
Nëse i studiojmë të gjitha ajetet kuranore, na del se në të gjitha ajetet (pra në 6236 ajete) gjendet një ose më shumë nga shkronjat e besmelesë. Pra në çdo ajet kuranor. Subhanallah! Mund të jetë rastësi?!
Atëherë ta shohim ajetin e fundit në Kuran, i cili është:


(prej xhinëve dhe njerëzve)


Ky ajet përbëhet nga 8 shkronja:
(N, E, L, V, H, M, S, XH).

Shtrohet pyetja, sa ajete kuranore përmbajnë një ose më shumë nga këto tetë shkronjat e ajetit të fundit?
Duke e ditur faktin se në Kuran ka ajete që përbëhen nga vetëm dy shkronja, si p.sh: (J, S), (H, M),..J, (T, H) etj., përgjigjja logjike do të ishte se disa ajete përmbajnë diçka nga shkronjat e ajetit të fundit e disa të tjera jo. Mirëpo e vërteta është se të gjitha ajetet kuranore, pra 6236 ajetet, përmbajnë një ose më shumë shkronja të ajetit të fundit.
Çka ndodh nëse ndonjë person dëshiron ta shtrembërojë Kuranin, duke e larguar vetëm ajetin e fundit?
Atëherë Kurani do të përfundojë me fjalët:


(i cili hedh dyshime në zemrat e njerëzve).

Ky ajet përbëhet nga 11 shkronja. Sa ajete përmbajnë një nga shkronjat e këtij ajeti? Na del se vetëm 6228 ajete kuranore kanë një ose më shumë shkronja të këtij ajeti, pra jo të gjitha ajetet. Në këtë rast dështon ky ligj hyjnor, nëse e shmangim qoftë edhe një ajet të vetëm.
Si është puna me ato transmetime, të cilat thonë se ajeti i parë nuk është:


(Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit), por ajeti i parë është:


(Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve). A dështon ky ligj hyjnor në këtë rast?
Ky ajet përbëhet nga 11 shkronja, e ato janë:


(L, M, E, l, N, A, R, B, H, D).

Sa është numri i ajeteve kuranore që kanë një ose më shumë shkronja të këtij ajeti?
Rezultati është se në 6236 ajetet kuranore gjendet një ose më shumë shkronja të këtij ajeti, pra të ajetit:


(Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve).

Këto mrekulli e bëjnë edhe më të qartë ajetin kuranor në suren "Hud", i cili thotë: "(ky është) Libër, ajetet e të cilit janë radhitur (në mënyrë të përsosur, njëkohësisht) është shkoqitur nga i Dijshmi i të gjitha çështjeve në hollësi.


Abduldaim Alkaheel
Përktheu nga arabishtja: Kushtrim Sylejmani


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë