Deklaratë e Myftiut Tërnava për pandeminë Korona Virus

Me vëmendje kam përcjellë situatën e krijuar me përhapjen e pandemisë globale të korona virusit në shtetet përreth nesh. Ka dashtë Zoti që deri më tash qytetarët tanë nuk janë prekur nga ky virus, por rreziku që edhe vendi ynë të preket nga ky virus, tashmë është real.

Me këtë rast e gjej të udhës që të apelojmë te qytetarët tanë që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e panikut dhe të njëjtën kohë të bëjnë të gjitha përgatitjet për mbrojtje nga infektimi me këtë virus.
Njëkohësisht, mbështesim të gjitha masat e marra nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen nga Corona virusi. BIK-u me kujdes do ta përcjellë situatën dhe me kohë do të marrë vendimet e duhura në institucionet tona fetaro-arsimore. Kërkojmë nga imamët tanë që ligjërata e hytbes së xhumasë ta mbajnë sa më shkurtë (max. 10 min.) dhe t’i kushtohet vetëm masave të mbrojtjes nga kjo sfidë me të cilën po përballet njerëzimi.
Zoti na ndihmoftë që këtë sfidë ta kalojmë sa më lehtë.

Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.