Halil Kastrati u bën thirrje bizneseve që të tregohen solidarë dhe mos t’i ngrisin çmimet

Drejtori i shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, u ka bë thirrje të gjitha bizneseve që të dëshmojnë edhe një herë se sa janë solidarë dhe të bashkuar, që të tejkalohet edhe kjo situatë, ashtu siç janë kaluar shumë të tjera në periudha të ndryshme.

Të bashkohemi edhe njëherë, ta tejkalojmë edhe këtë sprovë
Si në çdo rrethanë tjetër, edhe në kohën e shfaqjes së koronavirusit, shqiptarët po dëshmojnë shpirtin e madh human.
Këtë gjendje duhet ta marrim me seriozitet, por edhe me durim dhe qetësi.
Me këtë rast u bëj thirrje të gjitha bizneseve që të mos i rrisin çmimet, por të dëshmojnë edhe një herë se jemi solidarë dhe të bashkuar, që ta tejkalojmë edhe këtë sprovë, ashtu siç i kemi kaluar shumë të tjera në periudha të ndryshme.

Zoti na ndihmoftë në tejkalimin e kësaj situate!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Programi Festiv për Fitër Bajram