Në xhamitë e Kosovës u bë thirrje për zbatimin e masave qeveritare kundër koronavirusit

Sot, në të gjitha xhamitë e Kosovës në namazin e xhumasë u bë thirrje për respektimin e masave qeveritare kundër koronavirusit.

Ligjëratën e sotme imamët ia kushtuan koronavirusit, dhe si masë mbrojtëse ishte më e shkurtër se zakonisht,.
Në mesin e xhematlinjve kishte të tillë që erdhën edhe me maska mbrojtëse.
Myftiu i Kosovës, Naim ef.Tërnava gjatë ditës ka bërë të ditur se nesër do të merret vendim për dezinfektimin e të gjitha xhamive në nivel vendi.




Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Programi Festiv për Fitër Bajram