Kryetari i KBIGJ-së, Dr. Valon Myrta, ka marr pjesë sot në mbledhjen e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Gjakovës

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon Myrta, ka marr pjesë sot në mbledhjen e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Gjakovës, ku temë diskutimi ka qenë parandalimi i pandemisë globale COVID-19 apo të njohur si Koronavirusi.

Ky takim, i kryesuar nga Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, është pjesë e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19 nga ana e institucionit komunal.

Gjatë këtij takimi, Kryetari i KBIGJ, ka shprehur mbështetjen e plotë të Bashkësisë Islame të Kosovës, ndaj vendimeve të Pushtetit qëndror dhe lokal për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit.

Myrta ka njoftuar se gjatë ditës së sotme hytbja e xhumasë, do të mbahet në periudhë sa më të shkurt kohore dhe jo më të gjatë se 10 minuta, me temë vetdijësimi për pandeminë, si dhe ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme me qëllim që të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshme të parandalimit të Koronavirusit.

Në konsultim edhe me anëtarët e KKSB-së, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini ka vendosur që si masa parandaluese për COVID-19 të bëhet pezullimi i të gjitha aktiviteteve sportive (duke përfshirë këtu ndalimin e mbajtjes së kurseve të ndryshme) dhe të rikrijohet një grup punues i cili do të qëndrojë në kontakt me anëtarët e këshillit dhe institucionet shëndetësore.
Ndërkaq, anëtarët kanë shprehur shqetësimet dhe kërkesat e tyre për parandalimin e COVID-19, duke u dakorduar që rëndësi e vecantë duhet të ju kushtohet mbrojtjes së institucioneve publike dhe atyre që shërbejnë në to, pasiqë përmes tyre merren shërbimet bazike nga ana e qytetarëve.





Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.