COVID 19 – çfarë duhet vepruar

Nga situata alarmante e përhapjes së këtij virusi në përmasa drastike duhet që më shumë se kurrë secili prej nesh të jep kontributin e vet në çfarëdo mënyre të mundshme. Pasi askush nuk e din saktë se kush është i infektuar me këtë virus, një sqarim shumë të shkurtë.

Ky lloj Virusi deri tash dihet se është i rrezikshëm për personat mbi 65 vjet, njerëzit që lëngojnë nga sëmundje të rënda kronike. Fëmijët janë ndër grupin më rezistentë nga COVID 19. Interesante është nga të dhënat e deritashme se edhe nëse një grua shtatzëne është e infektuar virusi nuk gjindet në qumshtin e nënës aspak. Andaj në masa të rrepta higjienike mundet që foshnja të thithë edhe më tej.
Masat preventive të cilat janë të njohura deri tash, më mer mendja se për secilin prej nesh nuk janë të panjohura e sidomos për ne muslimanët pasi se këto masa te ne janë nën kodin fetar që prej egzistimit të Islamit. Por do t’i përmendim edhe një herë :
- Lani duart rregullisht dhe posaçëricht kur të hyni në shtëpi, por edhe para dhe pas çdo ngrënie, para dhe pas përdorimit të tualetit,
- Mos prekni me duart e juaja hundën, sytë dhe hundën, pa mos i larë më parë, por edhe pa nevojë nuk duhet aspak të preken
- Kur kollitemi, ose teshtitni atëherë këtë e veproni anash në bërryl, dhe jo në dorë. Më së miri në një letër dhe pastaj e hudhni menjëherë
- Shmangni dhënien e dorës,
- Ajrosini vendet ku jetoni sa më shpesh mbrenda ditës
- Ekspozoheni sa është më shumë e mundshme, për ata të cilët e kanë këtë mundësi në ajër të pastërt, oborr, teracë
- Sidomos sapo të vërehen rrezet e para të diellit, ekspozohuni rrezeve se kanë veti dezinfektuese
- Nëse ju duhet patjetër të përdorni ambientet e jashtme, atëherë mundohuni mos të prekni çdo gjë me duar, qoftë susta e ashensorit, dorezat e dyerve, toaletet publike, por me ndonjë letër të cilën më pas do ta hudhni apo me anë të bërrylit
- Largohuni nga vendet ku janë të mbledhur shumë njerëz dhe mbani një distancë prej minimum 1 metre nga personat e tjerë
- Problemi më i madh është se ky lloj virusi mbijeton në vendet apo gjërat e ngurrta dhe deri tash askush se din se sa kohë mbijeton?!



Këto janë disa nga masat e duhura të cilat po transmetohet çdo ditë andaj ju lutem, secili të mer masat e duhura nga më të rejat. Edhe sot 15.03.2020 nuk kemi informata të sakta në lidhje me këtë virus, andaj mbetet dita ditës të përshtatemi me informacionet më të reja.
Të kalojmë në anën tjetër të kësaj ndodhie dhe të shqyrtojmë se si mundemi të forcojmë imunitetin tonë. Imuniteti i mirë i reziston këtij virusi shumë më lehtë se ata me imunitet shumë të dobët. Këto janë dy komponente kyçe shumë mirë të lidhura njëra me tjetrën :
1. Ana shpirtërore
2. Ana fizike

1. Kjo botë është bota e sprovës dhe e provimit, ashtu siç ka thënë All-llahu i Lartësuar në Kuran: “Do t’ju sprovojmë në të keqe dhe në të mirë, e pastaj do të ktheheni tek Ne.” Sure Enbija Ajeti 35.
Por edhe : «Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat) . Sure Rum Ajeti 41.
Që t'i shpërblejë Ai (All-llahu) nga të mirat e veta, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vërtet, Ai nuk i do jobesimtarët ». Sure Rum Ajeti 45.
Por edhe në shumë ajete tjera flitet për këto ndodhi të cilat po i përjetojmë sot. Është e vërteta absolute se çdo sprovë e ka edhe anën pozitive të saj. I flas në radhë të parë vetes po edhe çdokujt që beson në All-llahun e Lartësuar, se kjo sëmundje është një rast i veçantë të i kthehemi rrugës në të cilën jemi urdhëruar dhe në të cilën jemi gjithmonë fitimtar, pamvarsicht se çfarë do të ndodhë. Secili prej nesh duhet t’i bëjë llogari vetes, jo të tjerëve pasi se secili ndryshim fillon nga vetvetja. Derisa ne tentojmë të ndryshojmë botën, kjo gjë është e pamundur, por vetveten secili e ka në dorën e vet.
Thuhet në një hadith të Profetit Muhamed (paqja dhe shpëtimi qoftë mbi te s.a.v.s.) : “Çështja e besimtarit është e habitshme dhe, në fakt e gjithë çështja e tij është mirësi. Kjo nuk i ndodh askujt tjetër përveç besimtarit. Nëse i vjen një e mirë falënderon dhe kjo është mirë për të, e nëse e godet ndonjë e keqe (fatkeqësi) duron dhe kjo është mirë për të.”
Sot po shohim një gjendje të cilën as në filmat e librat horor dhe filma e libra të së ardhmes se kishim paramenduar, e shohim se sa të paaftë jemi, për tu përballuar me një virus aq të vogël në masë, por i madh në efektin kërcënues. Virusi në fjalë po na detyron të marim masat të cilat i kemi të referuara që para 1441 viteve përmes udhëzimit dhe librit ndriçues Kuranit Fisnik. Të gjithë dëshirojmë të ndihmojmë, të mbrojmë në radhë të parë të dashurit tanë, por edhe çdo gjallesë të kësaj toke. Dëshirojmë të dimë diçka më shumë, por prap mbetemi me shumë ???
Është koha që na jepet për momentin të kthehemi në sirtarin e librave, ta nxjerrim të mbuluar nga pluhuri, librin e jetës dhe të fillojmë të lexojmë studjojmë dhe mësojmë. Të lëmë FB, Twiterin e Instagramin anash se ashtu ashtu asgjë nuk po na ofrojnë më shumë se sa na bëjnë edhe më pesimistë. Ti kthehemi namazit, veprave të mira, veprave të cilat na ofrojnë te All-llahu. Të kërkojmë falje për gabimet e tona, se askush në këtë botë nuk është pa gabime. Të forcojmë lidhjen tonë që e kemi shkatërruar ndaj të Vetmit që meriton shumë më shumë se që ne japim ndaj All-llahut, duke kërkuar të mirat e kësaj bote. Të shtojmë agjërimin gjatë këtyre ditëve të izolimit, të izolohemi nga gjërat që ndikojnë negativisht në jetën tonë fizike dhe shpirtërore.
Ndoshta me mëshirën e All-llahut i Cili është i Ghithëmëshirshëm, qëllojmë momentin për të arrit dashurinë dhe mëshirën e All-llahut. Kush vetëm për një moment arrin këtë gjendje, ai do të jetë fitimtar i madh dhe shpërblimin e e mrekullueshëm nga Ai që jep pa masë.
Ka mundësi e gjitha të jetë ndonjë komplot i njerëzimit ndaj njerëzimit, apo konspiracion ?! Por çdo gjë do të jetë e shkatërruar në momentin kur ne jemi nën mbrojtjen dhe dashurinë e All-llahut. Ai i Madhëruari ka mundësi çdo gjë të shkatërron në thelb vetëm me fjalën «bëhu » dhe çdo gjë bëhet. Edhe këtu një hadith shumë të dashur për shpirtin nga lajmëruesi ynë i dashur Profeti Muhamedi (paqja dhe shpëtimi qoftë mbi te s.a.v.s.) “Nëse Zoti e don një njeri, e thërret Xhibrilin. O Xhibril, Unë e dua filanin, prandaj duaje edhe ti! dhe e don edhe Xhibrili. Më pas Xhibrili thërret: O banorët e qiellit, Zoti e don filanin, prandaj duajeni edhe ju dhe e duan edhe banorët e qiellit. Më pas dashuria i vendoset edhe në mes të njerëzve të tokë”.
Ta shfrytëzojmë këtë paaftësi tonën për të arrit diçka që do ta dëshironte çdo njeri prej nesh, dashurinë e Krijuesit Suprem.
Nuk duhet harruar se kjo botë me gjithë të mirat e saj është e ndërtuar për të qenë në shërbim të njeriut. Por njeriu është i krijuar vetëm për të adhuruar All-llahun. Kur të jemi në mbrojtjen e Tij askush dhe asgjë nuk mundet të na bëjë dëm, pa urdhërin e Tij natyrisht. E nëse ndodh diçka e keqe, nga këndvështrimi ynë ; ajo prap është më e mira për ne, pasi siç jemi në momentin e sotshëm, ne nuk dimë asgjë se çka po ndodh në saktësi.
Muslimani por edhe çdo njeri pa marrë parasysh religjionin, duhet në radhë të parë të jetë optimist dhe të dëshirojë dhe mendojë vetëm më të mirën për vete por edhe për të gjithë njerëzimin. Kjo është një mburojë hermetike për mbrojtjen e shpirtit e me të edhe të trupit. Të shpëtosh një jetë njeriu pa marrë parasysh se cilit religjion i takon, është sikur të shpëtosh gjithë njerëzimin, por edhe nëse mbyt një njeri pa marrë parasysh se cilit religjion i takon, është sikur të mbysësh gjithë njerëzimin.
Nuk na mbetet asgjë por tu dalim në ndihmë, së pari vetvetes, të afërmve tonë, fqinjëve, farefisit dhe secilit njeri që ka nevojë sot për mbështetje sidomos ajo pjesa të cilët janë më të ekspozuar ndaj këtij virusi të vogël, dhe mos ta rrisim në imagjinatën tonë për t’ia zmadhuar edhe më shumë mundësinë për veprim. Besimi i shkatërron dhe i thërmon edhe kodrat.
E di se nuk më takon ndoshta të flas shumë në këtë drejtim, ka njerëz shumë më kompetent dhe me dituri shumë më të madhe se e imja në këtë drejtim, por po e them edhe njëher, i drejtohem vetvetes me këto fjalë që më shërojnë shpirtin e etur dhe trupin e lodhur nga padituria dhe pamundësia për të vepruar shumë më shumë gjatë luftës ndaj këtij virusi shumë të vogël, me masa nonometrike dhe jo të kapshme për syrin e njeriut.



2. Për nga ana fizike mundet të ndihmoni veten duke marrur :
Vitamin C - me anë të ushqimit, frutave apo edhe në fund të fundit edhe suplementeve nga farmacia.
Vitamin D – por edhe dalja në diell ndihmon shumë,virusi është i parezistueshëm ndaj nxentësisë
Zinku - poashtu është mjaft i dobishëm për përforcimin trupit dhe imunitetit.
Nëse merni limonat mundohuni që edhe lëvoren e limonit ta përdorni, pasi ka aromën dhe shpërndan partikuj të vegjël gjatë grirjes, të cilat janë shumë të dobishme për dezinfektimit e atmosferës. Më poshtë do të dërgoj faqen se si mundeni të përfitoni lëngun e limonit dhe se pse është shumë e dobishme.
Pirja e çajrave natyral, sidomos çaji i blirit, trumzës, kamomiles, sidrit. Sidri është shumë efikas edhe për tu larë, pasi se është mjet antiviral, direkt kundër viruseve. Në mjeksinë alternative Islame ka përdorim shumë të madh për gjendjen e rëndë shpirtërore dhe shaktërron atë djallëzoren.
Pirja e supave, por të gjitha të nxehta, apo edhe vetëm ujë të nxehtë. Virusi në fjalë shkatërrohet prej ngrohtësisë mbi 26 grad.
Shmangni pirjen e ujit të ftohtë dhe sidomos përdorimit të akullit.
Përdorimi i vajit të ullirit, për sallata, për lëkurë por edhe gjethet e ullirit nëse i kemi janë shumë të dobishme si çaj kundër viruseve të ndryshme.
Vaji dhe farat e zeza, në formën të cilën e keni në dispozicion, për të cilat ka thënë Profeti Muhamed (paqja dhe shpëtimi qoftë mbi te s.a.v.s.): “shëron çdo gjë përpos vdekjes”.
Ecja aq sa është e mundshme, pasi aktivitetet fizike e mbajnë trupin të gjallërishëm, në formë dhe të rezistueshëm ndaj çdo sëmundje. Por pa mos i rrezikuar të tjerët për rreth, nëse keni ndonjë prej simptomeve të kësaj sëmundje. Largimi i stresit, gjumi i mjaftueshëm dhe natyrisht mendimi pozitiv.
Për fund një hadith: transmetohet nga Aishja paqja qoftë mbi te, se ajo e ka pyetur të Profetin e All-llahut (paqja dhe shpëtimi qoftë mbi te s.a.v.s.) për murtajën, pasi se kjo radhitet gati si murtaja për momentin, ai e ka lajmëruar se:
“Ajo është dënim, që All-llahu ia dërgon kujt të dojë, kurse për besimtarët e ka bërë mëshirë. Nuk ka asnjë rob që gjendet në vendin ku është përhapur murtaja dhe që qëndron në vendin e vet, duke duruar dhe duke llogaritur në shpërblimin e All-llahut (për durim) dhe duke ditur se asgjë nuk mund ta godasë përveç asaj që All-llahu ia ka përcaktuar - e që të mos e ketë shpërblimin e shehidit.” (Buhariu)
“Kur të dëgjoni se në një vend është paraqitur murtaja, mos shkoni atje! E nëse paraqitet në vendin ku gjendeni, atëherë mos dilni nga ai vend!”
Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar në hadithin kudsij:
“ Unë, njerëzit dhe exhinët jemi në hall të madh: Unë krijoj ndërsa adhurohet tjetërkush, Unë furnizoj kurse falënderohet jashta meje, të mirat e mia zbresin te robërit e mi, kurse të këqijat e tyre ngriten tek Unë.
I Dua ata duke ju sjellë begati dhe jam i pavarur prej tyre, kurse krijojnë urrejtjen tek Unë me mëkate dhe ata janë shumë të mvarur tek Unë.
Ata që më përmendin mua do të jem në shoqërimin e tyre, ai që don të më shoqëron mua le të më përmend, ata që më adhurojnë janë të dashurit e mi, ndërsa ata që bëjnë mëkate ndaj meje nuk i përjashtoj prej rahmetit Tim. Nëse pendohen tek Unë atëherë ata i dua, e nëse refuzojnë të pendohen atëherë Unë jam shërues i tyre, i sprovoj me telashe që ti pastroj nga të metat. Kush vjen prej tyre pendues e pranoj nga larg, kurse ai që largohet prej meje do ta thërras nga afër, i them atij:
Ku po shkon? A ke zot tjetër përveç meje ?
Vepra e mirë tek unë shpërblehet me dhjetë dhe e shtoj, kurse e keqja tek unë është me një, bile edhe e fali. Pasha madhërinë dhe krenarinë Time: Nëse kërkojnë falje tek Unë për mëkatet e tyre, do tu a fali atyre”.
Kërkoj falje atyre që lexojnë për çdo gabim eventual gjatë shkrimit dhe citimit të fjalëve, por është shkrim që e bëra me qëllimin e vetëm të ndihmoj veten dhe sadopak edhe nëse është një person, që të largojë frikën, pesimizmin dhe të ofroj ndonjë informacion shtesë për këtë rast delikat.
I lutem All-llahut Fuqiplotë me Emrat e Tij të bukur dhe me çdo cilësi të Tij, të na mbulon me mëshirën e Tij të pafund dhe të na pranon pendimin, veprat e mira, të na i shlyen të këqijat dhe na fal gabimet dhe t’i shëron të gjithë të sëmurët dhe të largon gjitha të këqijat që ne i dimë dhe nuk i dimë, pasi ne nuk kemi asgjë në duart tona. Gabimet janë tonat dhe nuk na fal askush përveç Teje pasi nuk na don askush më shumë se Ti o Krijues i kësaj gjithësie.



p.s. Vaji i limonit - http://islamgjakova.net/artikulli.php?id=8697

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.