Zgjuarja në agim: Burim i shëndetit dhe bereqetit

Hulumtimet e fundit shkencore kanë treguar se zgjuarja në agim zgjat jetën, rrit aktivitetin e qelizave dhe përmirëson perceptimin dhe aftësitë mendore tek njeriu.

Shkencëtarët thonë se gjashtë orë gjumë gjatë natës, nga 22:00 deri në 04:00, janë identike me dymbëdhjetë orë gjumë gjatë ditës.

Falënderimi i takon Allahut të Plotfuqishëm, Pejgamberi Muhamed s.a.v.s., na ka urdhëruar të zgjohemi herët për ta kryer namazin. Allahu i Madhërishëm na tregoi për rëndësinë e natës, duke thënë se ajo është koha ideale për gjumë. Kjo është një mbrojtëse e cila mbron njeriun nga problemet fizike dhe psikologjike.

Allahu i Madhërishëm thotë: "Dhe është Ai që jua ka bërë natën mbulesë dhe gjumin pushim, kurse ditën jua ka bërë për të lëvizur." (d.m.th. natën e ka bërë ndalesë dhe ndërprerje të lëvizjeve që trupat të pushojnë. Kështu që nata sjell qetësinë e lëvizjeve dhe pushimin dhe bëhet rehatshme dhe relaksuese për shpirtin dhe trupin, ndërsa ditën njerëzit shpërndahen për t’i siguruar vetës të mira për mbijetesë.
***
Pejgamberi Muhamed, s.a.v.s., në hadithin “O Allah, jepi bereqet ummetit tim në orët e hershme të mëngjesit!” të cilin e shënon Ahmedi, na udhëzon në atë çfarë është e mirë për ne në dynja dhe ahiret.
Ky hadith na frymëzon neve që të jemi më produktiv. Perla të tilla të produktivitetit janë burim i bereqetit që ne duhet t’i gjejmë që jetët tona t’i bëjmë më produktive. Zgjuarja në sabah është një hap i rëndësishëm për të fituar bereqetin dhe të ndihemi mirë gjatë tërë ditës.
Përpiquni të zgjoheni në namaz të natës dhe të qëndroni deri në namazin e sabahut, por nëse nuk mund ta bëni këtë, atëherë bile ngrihuni për namazin e sabahut dhe rrini zgjuar deri në lindjen e diellit para se të ktheheni në shtrat. Ato orë janë përplot bereqet. Nëse keni mundësi të shkoni në punë, në ato orë, bëjeni atë, sepse do të kryeni shumë më tepër punë se sa tërë ditën.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta