KBI e Vushtrrisë u del në ndihmë të varfërve

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Vushtrrisë Shemsi ef. Rrahimi këto ditë në kuadër të aksioneve për të ndihmuar familjet skamnore ka shpërndarë bukë dhe miell për familjet e varfëra në Vushtrri.

Ai tha se që nga viti i kaluar kemi grumbulluar miell dhe ndihma të mjaftueshme që të zbusim gjendjen e krijuaar tek ne me rastin e shfaqjes së pandemis së KoronaVirusit. Ai ka apeluar te të gjithë ata që kanë nevoj të lajmërohen në KBI të Vushtrrisë ose në Komunë dhe ne do të bëjmë shpërndarjen e bukës gratis.”Kemi një bashkëpunim shumë të mirë edhe me kryetarin e Komunës që na ka mbështur në logjistikë (me derivate) dhe kemi kordinuar veprimet tona që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë situatë”-ka thënë Rrahimi.
KBi e Vushtrrisë ka paraprë që skamnorëve tua dërgojmë bukën në shtëpi ku 200 bukë i shpërndajmë nëpër fshatra dhe 50 në qytet dhe ne bëjmë shpërndarjen e tyre dhe nuk kanë nevoj që ata të vijnë tek ne. KBI ka stafë të mjaftueshëm për këtë punë dhe ka përgatitur ata me mjete mbrojtëse si maska, doreza dhe dezinfektues duarësh.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hapen xhamitë për besimtarë