Tregim për lapsin dhe gomën

Lapsi : Më fal!

Goma : Për çfarë!

Lapsi : Më fal sepse ti u lëndove për shkakun tim. Sa herë që unë bëj gabim ti gjithmonë je aty për ta fshirë gabimin tim! Dhe derisa gabimet e mia zhduken, ti humb një pjesë tënde dhe zvogëlohesh!

Goma : Ashtu është, por nuk ka problem. Siç e sheh unë jam krijuar për ta bërë këtë, të ndihmoj ty sa herë ti bën gabim, edhe pse e di se një ditë nuk do të jem më, unë jam e lumtur me punën time. Prandaj të lutem mos u mërzit dhe mos u trishto për këtë!

* * *

Fëmijët janë sikurse lapsat, bëjnë gabime. Por, aty janë prindërit që e kryejnë punën e gomës. Ata janë gjithmonë aty, që t’i fshijnë gabimet e tyre. Ndonjëherë përgjatë rrugës së jetës ata lëndohen dhe bëhen më të vegjël...

Kujdesuni për prindërit tuaj, mos i anashkaloni. Trajtoni me dashuri dhe përkushtim.

"Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”. (Kur’an, 17:23-24)


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Programi Festiv për Fitër Bajram