Tregimi për hafizin i cili për 80 vite u shoqërua me Kuranin

Babai im në moshën dymbëdhjetë vjeçare u bë hafiz i Kur'anit. Memorizimi i tij i hershëm i Kur'anit ka ndikuar shumë në mënyrën e jetesës së tij.

Për shumë vite udhëhoqi namazin e teravisë, dhe asnjëherë nuk i është përvjedhur ndonjë gabim gjatë leximit të Kuranit.

Arsyeja e sigurisë dhe fuqisë gjatë leximit ishte memorizimi i tij (Kuranit) në moshën e tij të re.

Një tjetër mirësi tjetër e memorizimit të Kur'anit është përjetimi i moshës 92 vjeçare me të gjitha shqisat e shëndosha.

Në botën tjetër u shpërngul duke e lexuar Kur'anin, pas namazit të sabahut.

Unë flas për përvojën që kam parë dhe kam përjetuar personalisht. Kjo është nga bereqetet dhe mirësitë e të mësuarit të Kur'anit.

Lus hafizët dhe ata që janë duke mësuar hifzin që sa më shpesh të përsërisin atë që kanë mësuar. Ju kujtoj fjalët e Pejgamberit a.s., se Kurani ikën nga gjoksi i njeriut më shpejt seç ikin devetë kur zgjidhen.

Kjo është një pjesë e shkëputur nga fjalimi i drejtorit të Qendrës Kulturore Mbreti Fahd në Sarajevë, Dr. Muhammad Alu Shejh, në ceremoninë e mbylljes së garave XI kuranore , më 16 tetor 2016 në Sarajevë, i cili bashkë me pjesëmarrësit ndau një histori emocionuese në lidhje me babanë e tij, hafiz i Kuranit, si një formë motivimi dhe stimulimi për hafizët e rinj.

Çfarë mirësi dhe përfitime i presin ata që e kalojnë kohën me Librin e Allahut.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë