Në xhamitë e Evropës thirren ezane në shenjë inkurajimi gjatë pandemisë COVID-19

Afër 100 xhami në Gjermani dhe Holandë të premten u jehuan me thirrjen e ezanit si një gjest mbështetjeje për muslimanët në mes të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID), raporton Anadolu Agency (AA).

Thirrja për lutje u këndua nga xhamitë që i përkasin organizatës ombrellë muslimane turke DITIB dhe Bashkësisë Islame Vizioni Kombëtar (IGMG), një nga shoqatat më të mëdha muslimane turke të Gjermanisë.
Fahrettin Alptekin, përfaqësues i DITIB në Essen të Gjermanisë, tha për AA që ezani u dëgjua nga mbi 50 xhami lokale.
Alptekin tha se ezani që thirret me altoparlant zakonisht nuk lejohet në Gjermani, përveç rasteve të veçanta.
Ndërkohë, thirrja e ezanit me altoparlant është duke u përhapur gjithnjë e më shumë në Holandë për ta promovuar solidaritetin kundër virusit.
Pas Italisë dhe Spanjës, Gjermania është vendi më i goditur në Evropë nga pandemia.
Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e mbi 59 mijë njerëzve deri më tani.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Programi Festiv për Fitër Bajram