A thua kjo jetë është lojë dhe argëtim?!

Allahu i madhërishëm në Kur'anin fisnik urdhëron e thotë:
"Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër vetëm se një përjetim e mashtrim. S'ka dyshim se bota tjetër është më e dobishme, për ata që ruhen. A nuk logjikoni?" (El - En'amë, 32)

Përderisa folja "me luajtur" në rrethin e të rriturve kryesisht përmendet në kontekst negativ "mos luaj!" ose "për ty çdo gjë është lojë", "mos luaj me mua", ndërpre të luash", etj., apo në kontekstin vetngushëllues gjatë humbjes "kjo është vetëm lojë". Për fëmijët loja është mjet kryesor i mësimit, arritjes së përvojës, njohjes së botës dhe përvojave të reja. Nëse detyrat e shkollës, detyrat fetare, rendi shtëpiak, kurset e gjuhëve, etj. u shpjegohen në formë loje, fëmijët do të mësojnë më shpejtë dhe do të keni një jetë shumë më të organizuar dhe kualitative.
Shkencëtarët më të frytshëm intelektual pohojnë se suksesin e tyre shkencor kryesisht e kanë arritur duke falënderuar prindërit të cilët me durim i kanë përkrahur lojërat e tyre duke kuptuar eksperimentet fëmijërore të vogla.


Definicioni i lojës

Shprehja lojë paraqet një veprim i cili zhvillohet brenda kufijve hapësinor dhe kohor sipas rregullave vullnetarisht të pranuara por të obliguara. Secila lojë sportive, qoftë futboll, basketboll, vaterpolo, tenis, shah, etj. zhvillohet brenda kufijve hapësinor (stadiumi i futbollit, salla e basketbollit, pishina, tereni i tenisit, tabela e shahut, etj.) dhe kufijve kohor (nëntëdhjetë minuta, gjashtëdhjetë minuta, pesë sete, etj.). Secila prej këtyre lojërave i ka edhe rregullat e setit të cilat bëhen obligative nga momenti i hyrjes në lojë. Ngjashëm është edhe me jetën në këtë botë, kufijtë e së cilës janë planeti Tokë, kufijtë kohor, vitet e jetës, ndërsa setin e rregullave sipas së cilave do të luajmë secili zgjedh për vete.
Elementi më i rëndësishëm i secilit sport ose lojë është zhvillimi dhe aktiviteti i gjithë lojtarëve. Meqë loja me lojtarë (figura) të bllokuar është e destinuar në humbje, ekipet kundërshtare rol të veçantë i kushtojnë taktikës së bllokimit të lojtarëve kundërshtarë.
Bllokimi modern ose aktivizimi në kahe të kundërt bëhet nëpërmes imponimit p.sh. shpenzimit materialistik ose konsumues nëpërmes së cilit qendrat e fuqishme të caktuara çdo ditë kryejnë kërkesa të reja për disa veshmbathje, aparate, suvenire, etj. Në këtë jetë moderne lojtarë të ndryshëm deaktivizohen nëpërmes kushteve ekonomike të cilat i detyrojnë njerëzit në shpenzimin enorm të kohës për një ekzistencë banale, ose gjëra të panumërta të panevojshme në këmbim të kohës të cilën do ta shfrytëzonin për ngritje shpirtërore.
Shembulli i drejtë është rregulla e shahut në jetën praktike e cila thotë: "Asnjë profesionist i shahut nuk e ka fituar partinë duke sulmuar në mënyrë konstante, por në një moment të caktuar është tërhequr për të arritur epërsi."


Aspektet e (fer) lojës

Një veprim i caktuar për t'u quajtur lojë, duhet të plotësojë kritere të caktuara:
a.) kompleksitetin dhe përballimin e lojës,
b.) garimin,
c.) vetëkonkludimin,
d.) shpërblimin dhe dënimin,
e.) roli e trajnerit - i cili dëshiron suksesin e lojtarëve pasi që jep udhëzime të dobishme.
Loja duhet të jetë e komplikuar pasi që veprimet e thjeshta nuk janë interesante, por njëkohësisht nuk duhet të jenë tejet e komplikuar ngase do të dekurajonte pjesëmarrësit (sprovat në kufijtë e mundësive).
Medoemos ekzistimi i kundërshtarit ose ekipit kundërshtar d.m.th. atmosferës garuese pa të cilën nuk ka garë si themel i çdo loje (pozitivët dhe negativët).
Loja fer përveç rregullave qartë të definuara duhet të ketë hapësirë të mjaftuar për vetkonkludim p.sh. dribling, finte, ngulitje, mbeturina të ndryshme, akrobacione mendore, etj. (D.m.th. Librin i cili përveç seteve të citateve ligjvënëse lë hapësirë për meditim të ri).
Ekzistimi i shpërblimit dhe dënimit si motivues për vet lojtarët dhe trajtimit të drejtë pas përfundimit të lojës p.sh. medalja e artë, kupa, shpërblim me të holla, por edhe kartoni i kuq.
Për të qenë një lojë fer është e domosdoshme ekzistimi i trajnerit - mentorit i cili jep udhëzime profesionale nëpërmes lojës dhe ndihmon ngritjen e lojtarëve (D.m.th. Allahu i madhërishëm dhe i Dërguari i Tij, Muhammedi a.s.).
Përveç këtyre që u përmendën, secila lojë kualitative duhet pasur ritmin e qartë, i cili me ritmin e saj lidh të gjithë lojtarët me një damar të përbashkët. Kështu është interesant me përmendur që p.sh. te anglezët dhe gjermanët folja me të cilën përshkruhet loja (gjermanisht: spielen, anglisht: to play) ka edhe kuptim tjetër, me bë muzikë. Me një folje përshkruhen në shikim të parë veprime të ndryshme, por këto janë sinonime. Thjesht, për arsye se baza e njërit dhe tjetrit veprim është ritmi i cili në lojë varet nga trajneri, ndërsa në muzikë nga dirigjenti. Pa ritëm të qartë dhe të dirigjuar nuk ka muzikë as lojë të organizuar.
Edhe secila rregull islame e ka ritmin e saj të qartë, qoftë kur kemi të bëjmë me namazin, leximin e Kur'anit, agjërimin ose haxhin me detalet e tyre, etj. Nga kjo që u përmend qartë është se loja nuk është mahi.
Loja kërkon respektimin e rregullave precize, shkallë përkatëse të përbërë, përgatitje mundimshme, treningje të rregullta, ballafaqimi serioz me kundërshtarin, dhënia e maksimumit psikofizik gjatë lojës, etj. Bile edhe më tepër! Jo rrallë për shkak të përpjekjeve të mëdha dhe sakrificës, lojtarët përjetojnë kolaps fizik dhe dërgohen me bartëse jashtë terrenit. Bile edhe lojërat më të thjeshta i kanë ekipet e trajnuara, trajnerët, strategjinë, taktikën, vizionin, mbrojtjen, mesin e lojës, fundin, sulmin, etj. Për këtë nëse në këtë kontekst mendojmë për theksimin e Kur'anit për jetën si lojë duhet në themel të ndryshojmë qëndrimin tonë ndaj kësaj bote, sepse loja nuk është mahi.


Shkollat e mendimit

Lojës si koncept jetësor mund t'i qasemi në tri mënyra kryesore:
a.) qasje për argëtim,
b.) qasje rutinoro-mekanike
c.) qasje hulumtuese.
Secili njeri i takon një shkolle të caktuar të mendimit, edhe pse shpesh i pavetëdijshëm dhe në mungesë të vokabulimit thotë se për vete është modest, i thjeshtë, shikon punët e tij, etj. Ose filozofinë pasive të jetës së tij e paketon si frazë "mos më prekë"," nuk të prekë", duke mos kuptuar ligjet e konstruktivizmit.
Qasja e lojës - jetës si argëtim i thatë pa dëshirë dhe plan për të përparuar dhe ngritur në nivel më të lartë, paraqet vet esencën e hedonizmit si filozofi e jetës e cila në themel zbërthen potencialin njerëzor duke e ngulfatur. Shumica e njerëzve është e vetëdijshme për të, kështu nga obligimi ekzistencial nga ky nivel me kaluar në nivelin rutino-mekanik, duke u aftësuar për qëllime më të mëdha.
Niveli rutino-mekanik është dominant në mesin e njerëzve, ndërsa në rrënjë mungon kriticiteti ndaj shumë aspekteve të jetës. Kështu p.sh. personat që kalojnë sistemin e shkollimit konvencional dhe mundimin e tyre pjekurisë intelektuale dhe shpirtërore e bazojnë në bazë të notave në diplomë të cilën e marrin në fund, jo rrallë jetojnë në iluzione duke u sjellë në jeta sikurse foka në tokë.
Njerëzit me më shumë fat shkollimin e tyre konvencional e shohin të mangët, dhe përsosin diturinë e tyre duke dinamizuar përherë ditët dhe netët, duke ekspozuar shqisat e tyre burimeve themelore dhe kështu me vendosmëri kapërcejnë në staza të gjata të nivelit hulumtues.
Sportistët kulminant p.sh. teniserët, kanë një shtab të mësuesve të specializuar me përvojë nga të cilët njëri është trajner për forehand, i dyti për backhand, i treti për dalje në rrjetë, i katërti për marrëdhënie ndaj provokimeve të publikes ose për koncentrim, i pesti trajner për servim, etj.
Ngjashëm është me shahistët kulminant që kanë pasur trajnerë profesional për hapje të lojës, tempon e lojës, strategjinë, teorinë, etj. Nëse personi nuk ndien nevojën e qartë që në mënyrë aktive të zhvillojë segment të veçantë të profesionit të tij ose interesimit nuk do të lëvizë në zhvillimin e tij qoftë edhe nëse jeton përherë.
Nëse p.sh. sjelljen e një konformisti në një sport p.sh. shahistit e vëmë në llupën psikoanaltike, tërë karakteri i tij së bashku me virtytet intelektuale dhe shpirtërore noton në sipërfaqe. Me fjalë tjera, tabela e shahut bëhet pasqyrë e zemrës dhe mendjes së tij më qartë se EKG ose tomografia e kompjuterizuar e trurit. Këtu tabela e shahut është simbol për çdo fushë profesionale. Konformisti gjithmonë ka sistem të mbyllur të lojës duke mbrojtur mbretin e tij. Loja e tij është e privuar nga rreziku, por edhe nga bukuria. Nuk përpiqet të mësojë lojë të re. I njëjti sillet edhe në jetën private me të njëjtat moduse. Zakonisht kryen punë monotone (i do punët mekanike p.sh. i renditë kanaqet në trakë, shet prodhimet e huaja, përkthen fjalët e huaja, përsërit mendimet e huaja pa dëshirë me përparuar, etj. dhe as që i shkon ndër mend të ndërrojë vendin e punës).


Selektor, përse nuk shënojmë gola?

Lojën e përbëjnë shumë detale të sinkronizuara në një tërësi të madhe. Shpejtësia e lojtarëve, preciziteti i sulmuesve, aftësia e kontrollit të topit, vlerësimi i lëvizjeve të portierit si dhe qindra detale tjera hapin rrugën deri në finale.
Secila strategji është përgjigje direkte në analizën e përparësisë së kundërshtarit dhe dobësive. Me fjalë tjera në jetën praktike njeriu gjithmonë është i rrethuar me faktorë të ndryshëm të vendit dhe kohës, por rrallë nxjerrë potez bashkëkohor në kontekstin e krijuar të ri hapësinor dhe kohor, sepse për këtë është e domosdoshme disiplina kulminante, por edhe aftësia e adoptimit dhe fleksibilitetit.
Personat me aftësi të analizuarit të tërësishëm të gjitha situatave në teren të caktuar (stadium, fushë) janë koka e gjithë lojërave dhe dirigjent kryesorë të lojës.
Nëse të tillët nuk janë në lartësinë e detyrës (padituria, papërvoja, korrupsioni, etj.) vie deri te shkatërrimi i sistemit të lojës dhe turpit publik. Ajo me çfarë dallohen trajnerët në mes vete janë sistemet e të menduarit të formuar në mënyrë adekuate, ndërsa lojtarët dallohen sipas shpejtësisë, lëvizjes, forcës goditëse të precizitetit, etj. Në rast kur janë në pyetje lojtarët kulmor që kanë treningje kondicionale kulminante kanë shpejtësinë dhe fuqinë identike, shtrohet pyetja përse atëherë lojtari i caktuar është më i shtrenjtë p.sh. në tregun e futbollit? Dhënia e shumë golave është rezultat i shfrytëzimit më të madh të shanseve, e cila është si rezultat në mes tjerave, për shkak të vlerësimit të drejtimit të shmangies së topit në duelet e ndryshme të lojës. Shkencëtarët thonë se lojtarët kulminant në mënyrë intuitive dinë të vlerësojnë drejtimin e shmangies së topit në duele të ndryshme të lojës, dhe kështu marrin një pozitë optimale në krahasim me drejtimet e mundshme të topit dhe kështu krijojnë vetit më shumë shanse të duhura për goditje më të shumta. Intuita si shqisë e gjashtë e cila funksionon në parandjenjën e fuqishme shpesh lehtëson sjelljen e vendimeve të drejta, dhe funksionon realisht vetëm tek mendjet stabile.
Në Islam si një përmbledhje rregullave në këtë lojë të jetës theksohet intuita si aftësi e dobishme mentale. Poashtu ekziston edhe diç që duhet mjet për mprehjen e aftësive të intuitës (salatul-istihari), edhe pse të gjitha rregullat obligative të islamit (namazi, agjërimi, haxhi, etj.) kanë për funksion mprehjen e aftësive kognitive njerëzore dhe aftësimin e individit që të mobilizojë maksimumin e potencialit individual dhe kolektiv. Në rast se rregullat nuk rezultojnë në aftësi të përmendura, qasja në ibadete është e gabuar, d.m.th. rutino-mekanike.


Këndi për meditim

1. Si gjeni moduse për një shpenzim kohor më të vogël për të fituar një ekstra orë për përsosmëri intelektuale dhe shpirtërore?
2. Si arrin me qenë funksional?
3. Si e ndërprenë lëvizjen e negativizmit në natyrë dhe në çfarë mënyrë e pasuroni atmosferën tonë?
4. Për cilën ekip luani? Çfarë pozicioni keni?
5. A e dini prejardhjen e fjalës “budalla” në gjuhën shqipe dhe a thua kjo ka lidhje me shumësin e fjalës arabe “bedil” (d.m.th. zëvendësim)?
6. A prisni ta zëvendësoni dikënd?
7. Deri kur do të prisni në bankën rezervë?
8. Kush është i obliguar për interierin e mendjeve dhe zemrave tuaja?
9. A keni hapësirë të mjaftueshme për veprim?
10. Përse fuqitë kolonialiste të kaluara, kryesisht kanë ekipet futbollistike më të mira?
11. A është e mundur që trajneri ta kryejë detyrën e tij nga fotelja?
12. A është e mundur ekipi pa koordinim të gjithë lojtarëve të arrijë sukses në lojë?
13. Bëni paralelizëm mes trajnerit (imamit) dhe lojtarëve (xhematit) dhe shikoje suksesin e arritur?
14. Sa trajnoni gjatë ditës?
15. Sa i respektoni rregullat e lojës?
16. A keni bërë ndonjëherë bilancin e fitoreve dhe humbjeve tuaja?
17. A ke menduar sa është aktiv sot ummeti për të luajtur fer lojë?
18. A kemi sot lojtarë me të cilët mund të krenohemi?
19. Sa e respektoni trajnerin tënd?
20. Sa kohë shpenzoni për meditim dhe ngritje shpirtërore?


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)