Në Gjermani rritet numri i xhamive që e thirrin ezanin me altoparlant

Me qëllim të rritjes së moralit të muslimanëve për shkak të epidemisë së koronavirusit dhe me leje të veçantë të autoriteteve lokale për herë të parë ezani është thirrë me altoparlant nga 13 xhami në qytetin gjerman Wuppertal.

Praktika e thirrjes së ezanit përmes altoparlantit në xhamitë e qyteteve, ku jetojnë kryesisht muslimanë, do të vazhdojë deri më 19 prill.
Ezani i xhumasë dhe akshamit është thirrë edhe më herët nga altoparlanti në rreth 100 xhami në shumë qytete të Gjermanisë sipas vendimeve të marra nga autoritetet lokale.
Për shkak të epidemisë së koronavirusit, adhurimet kolektiv në xhami janë ndërprerë për një kohë të caktuar në Gjermani.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës