Testi i Sokratit kundër thashethemeve

Një ditë, një i njeri erdhi te filozofi i madhe dhe i tha: "A e dinë se çfarë kam dëgjuar për mikun tënd?"

"Prit një minutë", u përgjigj Sokrati. "Para se t’më thuash atë që ke dëgjuar, duhet t’i nënshtrohesh një testi të vogël i cili quhet “filtri i trefishtë për thashetheme.”

"Filtër i trefishtë?", u çudit fqiu.

"Ashtu është", vazhdoi Sokrati. "Para se t’më thuash atë që ke dëgjuar për mikun tim, dua të ndalemi dhe të filtrojmë atë që ke për t’më thënë. Atë do ta bëjmë përmes filtrimit të trefishtë. I pari është filtri i së vërtetës. A je absolutisht i sigurt se ajo që ke ndërmend t’më thuash është e vërtetë? "

"Uh, jo", tha njeriu. “Në fakt unë vetëm kam dëgjuar për këtë ..."

"Mirë", tha Sokrati. "Pra, ti nuk e di nëse ajo është e vërtetë apo jo. Tani do të provojmë filtrin e dytë, atë të mirësisë. Atë që dëshiron t’më thuash për mikun tim, a është diçka e mirë? "

"Uh, jo, përkundrazi."

"Pra," vazhdoi Sokrati: "Deshe t’më thuash diçka të keqe për mikun tim, por nuk je i sigurt nëse është e vërtetë apo jo. Mirë, do të vazhdojmë, ndoshta do ta kalosh testin, sepse ka mbetur edhe një filtër: Filtri i dobisë. Atë që dëshiron t’më thuash për mikun tim, a është e dobishme për mua? "
" Uh, jo... të them të drejtën, nuk ke aspak dobi prej saj..."

"E pra," përfundoi Sokrati, "Nëse ajo që deshe t’më thuash për mikun tim nuk është as e vërtetë, as e mirë, e as e dobishme, pse atëherë unë duhet të të dëgjoj?"


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë