Bereqeti nisë aksionin “Sofra e Ramazanit 2020”, për sigurimin e 10 mijë pakove për familjet skamnore

Në prag të muajit të bekuar të Ramazanit Shoqata Humanitare Bereqeti ka nisur aksionin “Sofra e Ramazanit 2020” , ku do të sigurohet mbi 10.000 pako për familjet skamnore, me qëllimin e vetëm të begatojmë sofrën e iftarit.

Me këtë rast edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava ka apeluar tek besimtarët, gjithë qytetarët, njerëzit e vullnetit të mirë, bizneset, kompanitë, vëllezërit tanë në diasporë që t’i bashkëngjiten kësaj nisme duke ua rikujtuar edhe thënien e Muhamedit a.s. që thotë:Zoti është në ndihmën e robit të Tij përderisa robi është në ndihmën e vëllait të vet”.

Ai për fund ka apeluar edhe në këtë kohë pandemie që të përkrahin këtë nismë të Bereqetit, duke lutur Zotin xh.sh që të na shpërblej me të mirat e Tij të pakufishme.

Vlera e nja pako ushqimore është 25 euro.

Aksioni ka filluar më 11 prill dhe vazhdon deri më 1 maj të këtij viti.

Andaj të gjithë ata që kanë shprehur vullnetin që t’i bashkëngjiten këtij aksioni kontributin munda ta japin në këtë xhirollogari
Banka:NLB:-Prishtina, Account no&IBAN:XKO5 1700200100103672* SWIFT Code (BIC): NLPRXKPR, dukë shënuar në përshkrim të donacionit “SOFRA E ARAMAZANIT 2020”.

Donacionet tuaja mund t’i dorëzoni edhe në zyrat e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës nëpër qytetet e Kosovës.

Sikurse po ashtu mund të kontaktoni në numrat e telefonit: 00383 38 224 024 ose 0383 49 733 678.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës