Kryetari i KBIGJ-së, dr.Valon ef.Myrta, priti në takim ushtruesin e detyrës së komandantit të Stacionit Policor në Gjakovë, Major Tush Markaj.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, dr. Valon ef. Myrta, priti në takim ushtruesin e detyrës së komandantit të Stacionit Policor në Gjakovë, Major Tush Markaj.

Në takim u bashkëbisedua për situatën e përgjithshme të sigurisë në këtë periudhë të luftës kundër pandemisë së korona virusit në komunën e Gjakovës.

Majori Markaj e uroi Kryetarin Myrta për zgjedhjen në krye të KBIGJ-së. Ai më tej foli pë punën e policisë lidhur me situatën e krijuar nga pandemia e korona virusit dhe masat e vazhdueshme që po ndërmerren në parandalimin e shpërndarjes së këtij virusi të rrezikshëm.

Nga ana e tij, Kryetari Myrta e falënderoi Majorin Markaj për vizitën, i uroi mbarësi në ushtrimin e detyrës, si dhe e njoftoi atë për masat që ka ndërmarrë Bashkësia Islame në parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Ata apelojnë tek qytetarët e Gjakovës që të ruajnë qetësinë dhe t’i respektojnë të gjitha rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë dhe institucioneve të vendit, në mënyrë që të mbrojnë veten dhe të dashurit e tyre.







Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës