Një njeri e pa një gjarpër në zjarr dhe vendosi ta largonte, por kur e largoi, gjarpri e kafshoi.

Nga reagimi i dhimbjes, njeriu e lëshoi dhe gjarpri përsëri ra në zjarr.
Njeriu sërish filloi ta largoi nga zjarri, ndërsa gjarpri përsëri e kafshoi.
Aty afë ishte dikush që e shikonte, iu afrua njeriut dhe i tha:
"Më fal, por vërte qenke kokëfortë! Si nuk e kupton. Sa herë që përpiqesh ta largosh gjarprin nga zjarri, ai të kafshonë?"
Njeriu u përgjigj: "Natyra e gjarprit është kafshimi, por asesi nuk do ta ndryshojë natyren time, e cila është ndihma”
Dhe me e një cope druri e largoi gjarprin nga zjarri dhe kështu ia shpëtoi jetën.

Mos e ndryshoni natyrën tuaj nëse dikush mundohet t’ju dëmton, mos e humbni thelbin tuaj; vetëm merrni masa paraprake.
Disa përndjekin lumturinë, të tjerët besojnë.Shqetësohuni më shumë për ndërgjegjen tuaj sesa për reputacionin tuaj. Sepse ndërgjegjja juaj është ajo që ju jeni dhe reputacioni juaj është ajo që mendoni ju. Çfarë mendojnë të tjerët, nuk është problemi juaj, është problemi i tyre!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë