Suedi: pushohet drejtori pasi nuk zbatoi vendimin e ndalimit të shamisë në shkollë

Mattias Liedholm, drejtori i një shkolle në Suedi, u pushua nga puna pasi nuk pranoi të zbatojë një vendim të bashkisë për ndalimin e shamisë në shkollë.

Liedholm, i cili kritikoi vendimin e bashkisë dhe nuk pranoi ta zbatojë atë në shkollë, nuk shërben më si drejtor, raportoi televizioni suedez SVT, pëcjell tesheshi.com
“Ajo që di për momentin është se unë u pushova nga puna ndërsa po zhvillohej një hetim kundër meje,” tha Liedholm.
Pesë muaj më parë, këshilli bashkiak në qytetin e vogël Skurup miratoi një vendim, përkatësisht ndalimin e veshjes së shamisë për nxënëset nën 13 vjeç.
Liedholm më pas doli përpara, duke thënë se nuk ishte në dijeni të një ndalimi të tillë dhe nuk do ta zbatonte atë në shkollën e tij, për të cilën ai tani është një ish-drejtor.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë