Ka përfunduar gjenerata VI e akademia e studimeve PNFBI

Funksioni kryesor i organizatës sonë është edukimi dhe arsimi i shoqërisë sonë. KBI Ferizaj përmes zyrës së mualimit me mekanizmin e krijuar në fund të vitit 2017 Akademia e Studimeve Programi Njohës më Fenë dhe Bashkësinë Islame ka realizuar më së miri këtë objektiv tonë.

Tashmë përmes këtij mekanizmi serioz arsimi dhe edukimi për fenë dhe gjenerata të tëra intelektualësh kanë mundësi të formojnë një koncept të organizuar për fenë dhe tema si besimi, etika, adhurimi, arti dhe rekreacioni në Islam, tolerancën islame, qytetërimin shqiptar dhe global islam si dhe kontributin e Bashkësisë Islame dhe besimtarëve mysliman në shkencë, kulturë, kauzë kombëtare, humanizëm e fusha tjera.
Grupi që kishte nisur mësimin në fillim të muajit mars në klasat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, me rastin e paraqitjes së Pandemisë nga COVID-19 dhe rekomandimeve nga kryesia e BIK për pezullim të aktiviteteve, kemi vijuar nga distanca ashtu siç kanë bërë pastaj dhe institucionet tjera arsimore me rekomandim të MAShTI-t.
Akademia e Studimeve PNFBI është program formal mësimi, i përbërë nga 23 kapituj studimi, në kuadër të së cilit zhvillohen aktivitete tjera plotësuese dhe ekstrakurrikulare, varësisht nga rrethanat dhe mundësitë tjera.
Përmes këtij programi deri tani kanë mësuar mbi 300 studentë, ndërsa përmes filtrave vlerësues kanë diplomuar 98 studentë dhe janë zhvilluar mësimet me 8 grupe, prej të cilave 5 në klasë plotësisht, 1 e kombinuar në klasë dhe nga distanca (kjo e tanishmja) dhe 2 nga distanca.
Gjenerata e radhës nisë në gusht të këtij viti.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Programi Festiv për Fitër Bajram