Ana e mirë e pandemisë: si autoritetet saudite do rikthejnë shkëlqimin e dy “shpellave profetike”

Duke përdorur shtetrrethimin e diktuar nga pandemia koronare, autoritetet saudite filluan të rindërtojnë dy monumente të rralla në zonën e Mekës, të cilat deri më tani nuk mund të rikonstruktohen për shkak të pranisë së një numri të madh vizitorësh. Guvernatori i Mekës, Khaled Faisal, urdhëroi fillimin e punës së rindërtimit për shpellat Hira dhe Sevr, të cilat kanë një vend domethënës në historinë e Islamit (e para ishte “shpallja e parë” dhe e dyta ishte strehimi gjatë hixhretit).

Hira ndodhet në lindje të Mekës, në kodrën Nur, në një lartësi prej 634 m; ndërsa Sevri ndodhet në jug të Mekës, rreth 4 km larg nga Qabeja.

Qëllimi i këtij projekti është që të rikthejë dy shpellat në pamjen e tyre para dëmtimit. Sipas gazetës saudite Okaz, faza e parë e projektit do të zgjasë 30 ditë.

Arabia Saudite është përpjekur të përmirësojë funksionimin e vizitave në disa vende historike të Mekës, në kohë të ndryshme. Në gjysmën e dytë të 2018, Këshilli i Përgjithshëm për Turizëm dhe Trashëgimia Kombëtare njoftoi qëllimin e tij për të krijuar një qendër vizitorësh në sitin e kodrës Nur në Mekë. Projekti u prezantua si pjesë e Programit të Historisë Islame. Qëllimi i projektit është t’u sigurojë vizitorëve një vizitë sistematike dhe të lehtësuar në vendet historike, të mësojë rreth vendeve historike në Mekë dhe t’i edukojë ata në lidhje me rolin e tyre historik dhe biografinë e Profetit, duke u siguruar atyre informacion të saktë dhe duke shmangur sjelljet antifetare.

Në gjysmën e dytë të 2018, Këshilli kryesor i turizmit dhe trashëgimisë kombëtare njoftoi në faqen e tij zyrtare se kishte përfunduar listën e vendeve me rëndësi të konsiderueshme në historinë e Islamit në zonën Meke dhe Madina dhe kishte përfunduar një seri projektesh për të përgatitur studime dhe mbledhjen e të dhënave në këto site.

Pas kësaj, Këshilli i Përgjithshëm njoftoi se po hynte në fazën e përgatitjes për rehabilitimin e këtyre vendeve. Në fazën tjetër, ai filloi të punojë në projekte për ndërtimin e muzeve dhe qendrave të kulturës dhe historisë së Islamit.

Vitet e fundit, shumë ekspertë sauditë kanë theksuar se është e nevojshme që sa më shpejt të fillohet rindërtimi i vendeve historike në zonën e Mekës, por kjo nuk ishte e mundur për shkak të numrit të madh të vizitorëve që vinin vazhdimisht, derisa përhapja e pandemisë po ofron një mundësi për ta bërë këtë. /tesheshi.com/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Programi Festiv për Fitër Bajram