Deputeti britanik vendos të agjerojë: dua të njohë Islamin dhe muslimanët

Bristow, anëtar i Partisë Konservatore, ka publikuar një video në Twitter, ku ka njoftuar vendimin e tij për të agjëruar. Ai ka përmendur dëshirën e tij që të kupton se çfarë do të thotë muaji i Ramazanit për muslimanët.
“Ramazani është një kohë për reflektim shpirtëror, përsosje të mëtejshme dhe besim të shtuar. Vendosa të agjëroj javën e parë të Ramazanit,” ka shkruar deputet 41-vjeçar nga Peterborough.
Ai tha se përmes këtij procesi dëshiron të tregon afërsi dhe marrëdhënie të mira me myslimanët që jetojnë në Peterborough. Si dhe të kupton më mirë se çfarë aktivitete kryejnë muslimanët gjatë këtij muaji dhe “çfarë do të thotë Ramazan për ta”.
“Unë nuk jam musliman, por mendoj se është e rëndësishme për mua të kem këtë përvojë me rreth 20,000 muslimanë që jetojnë në qytetin tim Peterborough.Kjo me siguri do të jetë një provë e forcës dhe disiplinës time mendore, gjithashtu përfshin dhe momente të shkëlqyera miqësie,” shtoi Bristow, duke përmendur se ai do të bënte video të përditshme të përvojës gjatë agjerimit. Shpresoj se kjo do të jetë një mënyrë e dobishme për ta prezantuar Ramazanin me të tjerë si unë që nuk e kanë provuar më parë,” ka shtuar Bristow.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Programi Festiv për Fitër Bajram