Mesut Ozil ndihmon muslimanët që janë prekur nga pandemia e koronavirusit gjatë Ramazanit

Mesut Ozil nuk pranoi të ulte rrogën e tij tek Arsenali, aty ku është më i paguari i skuadrës, por ka kryer një gjest të bukur në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ai, ka treguar edhe një herë bujarinë e tij pasi dhuroi 80,000 £ për të ndihmuar muslimanët që janë prekur nga pandemia e koronavirusit gjatë Ramazanit.

Mesfushori i Arsenalit - i cili luan për Gjermaninë, por është me origjinë turke - do të ndihmojë në sigurimin e ushqimit dhe ndihmës për 16,000 muslimanë gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Organizata bamirëse Gjysmëhëna e Kuqe Turke tani do të jetë në gjendje të japë iftarin për familjet në të gjithë Turqinë dhe Sirinë me 2,000 pako që pritet të dhurohen.

Kerem Kinik nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, tha: "Në Gjysmëhënën e Kuqe, ne qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për 365 ditë në vit. Sigurisht, ne e bëjmë këtë falë donacioneve të bëra nga miqtë filantropistë që ndjekin punën tonë. derisa rriten dhurimet, ne do të jemi në gjendje të arrijmë edhe më shumë njerëz në nevojë. Falë vëllait tonë Mesut, ne do të jemi në gjendje t'i shpërndajmë paketat e ofruara për njerëzit në nevojë - duke i dorëzuar ato sa më shpejt të jetë e mundur."

Ozil ka qenë një nga lojtarët me fitim më të lartë të Arsenalit pas nënshkrimit nga Real Madrid për 42.5 milion £ gjashtë vjet më parë.

Mesut, i cili njiohet si një muslimani i devotshëm, paguan fshehtas për operacionet e 1.000 fëmijëve dhe ushqen 100,000 njerëz të pastrehë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Programi Festiv për Fitër Bajram