Çlirimi i Mekes, histori në vete

Çlirimi i Mekes është histori në vete, përplot urtësi e mësime për ata që kan arsye.

Të shkruash për këtë ngjarje shumë të rëndësishme të historisë njerëzore në përgjithësi dhe të asaj islame në veçanti kërkon njohuri dhe mund, këtë e kan arritur disa nga historianët islam që kan bërë hulumtime në këtë drejtim.

Para se të japim disa nga mësimet e shumta të kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë sonë të bujshme islame, e shoh të arsyeshme me disa fjalë të përshkruajmë historikun e Çlirimit të Mekes.

Meka që nga dita që është themeluar e deri më sot është i pari nga tre qytetet e shenjta të muslimanëve. Aty lindi vula e profetëve Muhammedi a.s., aty janë të vendosura vendet e shenjta si Qabeja, Arafati, Muzdelife, Mina, Shpellat Hira dhe Theur dhe shumë vende tjera me rëndësi të historisë islame, me fjalë tjera është vendi ku filloi shpallja dhe përhapja e islamit. Në vitin 622, Profeti Muhammed a.s. pas shumë persekutimeve u detyrua ta lëshojë vendlindjen e të shpërngulet për në Medine. Pas pritjes së ngrohtë vëllazërore atje, për një periudhe të shkurtë marramendëse themeloi shtetin islam.

Një nga mësimet hyjnore ishte që të jetojë në paqe me të gjithë, me këtë arsye edhe bëri marrëveshjen e njohur të Hudejbijes me idhujtarët. Këta të fundit pas tre viteve këtë marrëveshje e thyen dhe si pasoj e kësaj u bënë disa lufta. Një nga ato lufta, por, pa derdhur gjak dhe pa u përleshur ishte edhe çlirimi i Mekes, ku Muhamedi a.s. në vitin e 8 hixhri, më 20 Ramazan të vitit 630, me një ushtri prej 10000 vetave, pa derdhur asnjë pikë gjaku, çliroi dhe pastroi Meken nga idhujt.

Vlen të përmendet se më herët Meken kan dashur ta pushtojnë Romakët, Bizantinët, madje Kur’ani përmend edhe rastin e Ebrehas që dëshironte të rrënojë Qaben, por, këta tentativa ishin të pasukseshme. Me ndihmën e Allahut të Madhërishëm Meka, pa dhunë dhe pa luftë u çlirua nga ana e muslimanëve.

Historia njerëzore nuk do ta mban mend shumë këtët çlirim sa nuk do ta harrojë fjalimin historik të Muhamedit a.s. drejtuar mekasve, atyre që e keqtrajtuan dhe e dëbuan nga vendlindja. Pas një periudhe dhjetëvjeçare, kur tanimë Muhamedi a.s. hyri në këtë qytet, kur të gjith pritnin hakmarrje, ai ua fali. Nga kjo ngjarje që ka ndodhur para XV shekujve mund të nxjerren shumë mësime edhe sot e kësaj dite, për atë edhe jan shkruar libra të shumta. Ne këtu do të përmendim shkurtimisht vetëm disa prej tyre.

Pa sakrific nuk ka sukses

Çlirimi I Mekes ishte nje fillim i fitoreve të muslimanëve, u realizua ajo që e premtoi Allahu I madhërishëm. Pas maratonës njëzetvjeçare të mundit, durimit dhe sakrificës Allahu I Lartësuar solli fitoren. Nga kjo ngjarje del një mësim edhe për njeriun bashkohor të këtij shekulli, njeriu, qoftë për ndonjë kauzë apo çështje të kësaj bote, sado që të jetë e vogël, apo për shpëtim në botën pafund, pa sinqeritet, vendosmëri, mund, durim, sakrific dhe angazhim nuk mund të arrij të dëshiruarën. Individët dhe shoqërit që nuk e kan të qartë këtë, janë shoqëri përtacë dhe të pa suksesshëm, atyre edhe nëse u dhurohet një liria apo një e drejtë, nga arsyeja se ka ardhur e gatshme nuk ia dijnë vlerën madje edhe shumë shpejt e humbin.

Falje

Ditën e çlirimit kur të gjithë ata që persekutuan dhe malltretuan, mbytën e dëbuan pritnin hakmarrje, Muhamedi a.s. ua fali të kaluarën. Kjo ngjarje na mëson se edhe ne brenda jetës mund të gabojmë, por edhe dikush tjetër mund të na bëjë ndonjë padrejtësi neve. Nga ky veprim I Muhamedit a.s. mësojmë që të mësohemi se si tia falim vetes, familjes , shoqëris madje edhe popullit në përgjithësi poqese na është bërë ndonjë padrejtësi. Kjo ngjarje mëson edhe ata që jetojnë në shtetet multikulturore, multifetare dhe multietnike se besimtari në këto rrethana duhet të jetë promotor i faljes, paqes , tolerancës dhe jo i destabilizimit dhe tollovive.

Besim i pastër

Me çlirimin e Mekes Muhamedi a.s. urdhëroi që të thyhen 360 putat që gjindeshin në brendi dhe në rrethin, madje të fshihen edhe figurat e Ibrahimit a.s., Ismailit a.s. dhe Ishakut a.s. të vizatuara në brendin e Qabes. Pas kësaj Profeti hyri brenda ku fali dy rekate namaz, pastaj doli, përshëndeti gurin e zi dhe bëri tavaf Qaben. Kjo do të thotë se asnjëherë nuk mund të qëndrojnë bashkë politeizmi dhe monoteizmi, mosbesimi dhe besimi. Allahu i Lartësuar na mëson se kur vjen e vërteta zhduket e kota. Na mëson se pas suksesit të arritur ne jo të dehemi nga gëzimi por të falenderojmë Zotin e vetëm për këtë sukses. Mësojmë edhe atë se nuk preferohet falja e namazit në vende ku ka puta dhe fotografi.

Respekto marrëveshjen

Çlirimi I Mekes ndodhi pasi që idhujtarët tradhëtuan fjalën e dhënë dhe thyen marrtëveshjen dhjetëvjeçare që kishin bërë me muslimanët. Nga ky veprim I mësuesit tone Muhamedit a.s. duket qartë se ne muslimanët e kemi imperativ që t’u qëndrojm besnik marrëveshjeve të bëra qofshin ato me musliman apo jomusliman. Madje na meson se jo vetëm kur të jesh I dobët, por edhe kur të jesh I forti duhet të japish maksimumin dhe të kontribosh dhe mundohesh të arrish marrëveshje për paqe.

Modestia

As Muhamedi a.s. po as sahabët nuk hyn në Meke me kryelartësi, por, kokëulur, me modesti dhe falenderim ndaj Krijuesit. Gjatë qëndrimit të shkurtë në Meke u soll vendim që lufta në këtë qytet është e ndaluar, se Meka është një qytet I sigurt, I shenjtë dhe I bekuar. Nga kjo mësojmë edhe disa obligime fetare. Kur të arrijmë ndonjë sukses në jetën tone, qoftë në jetën private apo profesionale, madje edhe kundrejtë armikut mos të bëhemi kryelartë e të krenohemi por të jemi modest, të falenderojmë Zotin për atë mirësi që na u ofrua.

Përmbyllje

Asnjëher mos ta largojmë nga mendja se nëse sot miliona musliman vizitojnë Qaben për të bërë haxhin apo umren, pra hyn në Meke, jan borxhlinj Ibrahimit a.s. dhe Ismailit a.s. që e ndërtuan dhe Muhamedit a.s. që e çliroi atë vend.



Qenan Ismaili


Artikulli i kaluar
Bedri, anije e historisë
Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Programi Festiv për Fitër Bajram