Çlirimi i Mekes – përmbushja e misionit jetësorë

Derisa Pejgamberi i Zotit, s.a.v.s., me pikëllim dhe dhimbje të madhe e lëshoi Mekken, All-llahu xh.sh. në rrugëtimin e shpërnguljes i shpalli: „S'ka dyshim se Ai që ta bëri obligim Kur'anin, Ai do të kthejë ty aty kah erdhe. Thuaj: "Zoti im e di më mirë kush është që solli udhëzim të drejtë dhe kush është në humbje të sigurt."

Pas betejave rraskapitëse të Bedrit, Uhudit dhe Hendekut, All-llahu na kujton premtimin e Tij: „All-llahu ëndrrën e të dërguarit të Vet e vërtetoi me realitet: se me vullnetin e All-llahut do të hyni në xhaminë e shenjtë (në Qabe) të siguruar, t'i rruani flokët e kokave tuaja, t'i shkurtoni e nuk do të keni frikë! Pra Ai ka ditur atë që ju nuk e dinit, para kësaj ju dha një fitore të shpejtë (Hajberin).”
Me këto fjalë, All-llahu xh.sh. e ka paralajmërua përfundimin e suksesshëm të misionit të Pejgamberit të All-llahut s.a.v.s. Ai se bashku me vendasit, muhaxhirët dhe shokët e tij do të kthehet në Mekë.
Edhe pse kjo nuk ishte detyra kryesore e Muhamedit s.a.v.s., nëpërmjet udhëheqjes së një numri të betejave (taktikat dhe strategjitë), përgatitjen për betejë, dhe mënyrat e zgjidhjes së pasojave të betejave është dalluar si një nga udhëheqësit më eminent ushtarakë në historinë e njerëzimit.
Nuk ka asnjë prej Pejgamberëve të All-llahut xh.sh., i cili e çoi misionin e tij deri në suksesin përfundimtar në të gjitha aspektet e jetës, ashtu si e arriti Muhamedi s.a.v.s. Kur Muhammedi s.a.v.s. u shpërngul në jetën e amshueshme, ai la pas vetes tërë siujdhesën e gadishullit arabik në Islam dhe një armatë shokësh vendimtar, të gatshëm për të përcjellë mesazhin e tij në vendet më të largëta të globit tokësor. Këtë arriti ta bëjë me grupin e shokëve të tij të cilët ishin të gatshëm për tu sakrifikuar, të cilët më parë nuk dinin asgjë për shpalljen, për jetën e civilizuar shoqërore, politikën botërore, për tiparet e karakterit të mirë dhe vetë-disiplinës.
Islami i shndërroi arabët prej luftëtarëve të pamëshirshëm të cilët vazhdimisht kanë zhvilluar luftëra civile, në trima të patrembur, të armatosur me besim, njohuri, tipare të mira të karakterit, njerëz human dhe besimtarë të thellë në All-llahun e Plotfuqishëm për fatin e pandryshueshëm. Qëllimi i Pejgamberit të All-llaut s.a.v.s., kurrë nuk ka qenë për të ndërtuar mbretëri botërore. Ai është dërguar për të udhëhequr njerëzimin drejtë shpëtimit në të dy botët, materiale dhe shpirtërore, ai ka ardhur për t‘iu dhuruar jetën e jo vdekjen. Këtë e demonstroi edhe në udhëheqjen e aksioneve të armatosura.
Prandaj, çlirimi i Mekës më 20 të muajit të Ramazanit, vitin e 8, sipas hixhretit, është njëri ndër ngjarjet më të rëndësishme, jo vetëm për Muhammedin s.a.v.s. dhe shokët e tij, por për gjithë historinë muslimane dhe ajo nuk ka vetëm rëndësi ushtarake dhe politike, por edhe morale, etike, shpirtërore dhe fetare. Me çlirimin e Mekës nuk iu dha fund vetëm aktiviteteve ushtarake kundër idhujtarëve mekas, por edhe u krijuan kushtet për kundërmimin efikas superfuqive të mëdha të botës Bizantit dhe Persisë, si dhe dhënia fund aktiviteteve në ndërtimin e shoqërisë myslimane të fortë shpirtërisht dhe moralisht dhe shtetit ligjor.

Konteksti historik

Duke parë gabimin e tyre me shkeljen e paqes, idhujtarët e Mekës dërguan të parin e tyre Ebu Sufjanin, të ripërtërijë marrëveshjen e paqes. Ebu Sufjani u nis për Medine, i bindur se do ta ripërtërijë kontratën, për shkak se vajza e tij Umu Habiba ishte bashkëshortja e Muhammedit s.a.v.s., dhe e konsideroi se ndërhyrja e saj te i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ndihmë për të zgjatur kontratën. Megjithatë, Ummu Habiba, jo vetëm se nuk ndërhyri te Pejgamberi s.a.v.s., por babait të saj pa kurrfarë mëdyshje ia bëri të qartë, se ai nuk mund të ulet në të njëjtin vend ku ulet i dërguari i All-llaut s.a.v.s., gjë që për të kjo ishte një shenjë e qartë se nga vajza e tij nuk mund të pret më asgjë. Pas kësaj, Ebu Sufjani i drejtohet direkt Resulullahit s.a.v.s. Muhamedi s.a.v.s. e pranoi Ebu Sufjanit, por përgjigja e Muhamedi s.a.v.s. ishte shumë e thjeshtë: HESHTJA. Ebu Sufjani edhe me teje tenton të ndërhyjë tek Ebu Bekri, te Omeri dhe Aliu, por që të gjithë e refuzojnë të përzihen në këtë çështje. Ebu Sufjani, kthehet në Mekke pa kryer punë.
Muhamedi s.a.v.s. urdhëroi mobilizimin dhe i thirri aleatët që t'i bashkohen në ekspeditën për në Mekë. Pavarësisht ndërmarrjes së masave të rrepta të cilat u ndërmorren, Hatib ibn Ebu Belte'a, përndryshe një musliman i mirë, u përpoq të informoj të afërmit e tij në Mekë. Gruaja e cila ishte dashur të përcjellë njoftimin për banorët e Mekës, e kishte fshehur letrën në bistakun e flokut, por u kap dhe u kthye në Medinë. Hatibi, i cili ishte thirrur në përgjegjësi, u arsyetua me atë se kishte dashur ta informoj dhe të mbrojë familjen që i kishte mbetur në Mekë. Hazreti Omer r.a., i njohur për temperamentin e tij, kërkoi që Hatibi të eliminohet. Muhamedi bërtiti: "Mos u nxito, Omer, All-llahu xh.sh. është shumë i mëshirshëm ndaj heronjve që luftuan në Bedër".
Në ditën e dhjetë të Ramazanit, vitin e tetë hixhrij, gjegjësisht në fillim të janarit të viti 630, Muhamedi a.s. me 6000 ushtarë u nisën nga Medina për në Mekë. Në rrugën për në Mekë, Muhamedit s.a.v.s dhe shokëve të tij iu bashkëngjiten muslimanët nga fiset të cilat kishin pranuar Islamin, kështu që me arritjen në kodrat mbi Mekë, ushtria nën komandën e Muhamedit s.a.v.s., numëronte rreth 10.000 luftëtarë. Një natë para se të hyjnë në Mekë, Muhamedi s.a.v.s. si një strateg i aftë, urdhëroi që çdo ushtar të ndez zjarrin, në mënyrë që të duket se është duke u përgatitur darka, për dhjetëra mijëra luftëtarë. Ebu Sufjani, i cili atë natë ishte në përcjellje të sigurimit të tij, doli për të vëzhguar rrethinën e Mekës, kapet nga rojet dhe sillet para kryekomandantit.
Kur Pejgamberi s. a.v.s. deshi të niset për në Mekë i tha Abbasit: "Mbani Ebu Sufjani në ngushticën afër luginës që ushtarët e All-llahut xh.sh. të kalojnë pranë tij dhe ai ti sheh." Abbasi rrëfen: "Unë vërtetë ashtu bëra, e kam mbajtur atë në vendin ku Pejgamberi s.a.v.s. kishte urdhëruar, e pranë nesh kalonin fiset me flamujt e tyre. Sa herë që pranë nesh kalonte grupi i ri, Ebu Sufjani do të pyeste: Abbas, kush janë këta? "Unë i përgjigjesha: 'Sulejmi! "E ai do të pyeste: "Çfarë kam unë me Sulejmin?! e kështu me radhë, deri sa kaloi brigada e përbërë nga ensarët dhe muhaxhirët, nga uniforma e blinduar nuk vërehej asgjë në ta përveç syve. Ebu Sufjani i trembur, tha: „Falënderimi i takon All-llahut, kush janë këta, Abbas?!" "Ky është i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. me ensarët dhe muhaxhirët e tij", iu përgjigja unë Ebu Sufjani në këtë tha: "Kundër këtyre askush nuk ka kurrfarë fuqie e as gjase"
Aradhat muslimane të renditura në pozicione luftarake, morën urdhërim që nuk guxojnë të përdorin armën as dhunën, vetëm nëse sulmohen. Kur Muhammedi s.a.v.s. dëgjoi Sad ibn Ubaden të kishte thënë: "se sot është dita e masakrës, dhe se asnjë nga idhujtarët nuk do të kursehet", ia mori komandën, dhe udhëheqjen ia besoi djalit të tij, Kajs ibn Sa‘dit.
Kur Muhamedi s.a.v.s. hyri në harem – Qabe, kudo për rreth shihte 360 hyjni – zota, në formë të statujave dhe idhujve. Një nga një i shkatërroi duke lexuar ajetin Kur'anor: “Dhe thuaj: "Erdhi e vërteta dhe u zhduk gënjeshtra; gënjeshtra, me të vërtetë zhduket "
Pejgamberi s.a.v.s. u kthye në pikën e fillimit të misionit të tij. E shijoi persekutimin, përndjekjen, luftën dhe u kthye në burim të paqes, i kurorëzuar me fitoren. Ishte ky më shumë se një udhëtim i jetës fizike, ishte ky një udhëtim iniciues i zemrës dhe mendjes që shkon nëpër etapat e xhihadit të madh që i çon njerëzit nga pasioni i tensioneve natyrore gjer ke paqa shpirtërore. Ai u kthye ndryshueshëm nga intensiteti i përpjekjeve dhe durimit të tij shpirtëror, por megjithatë i vetëdijshëm ne vetveten e tij në besnikërinë e mesazhit. Kur shkoi iu lut të Vetmit, i bindur se një ditë ka për t'u kthyer, për t'u lutur në shtëpinë e All-llahut xh.sh. U largua nga Meka, si një njeri i cili niset në një udhëtim të jetës së tij, i bindur në thellësinë e shpirtit të tij se një ditë do t’i kthehet burimit, qendrës, në afër zemrës së tij, që do ti kthehet burimit të jetës, pulsit hyjnore.

Dimensioni shpirtëror i çlirimit të Mekës

Me shkatërrimin e statujave rreth Qabesë, Muhamedi s.a.v.s. e kthej Qabenë në zanafillën fillestare, qëllimin dhe arsyen që të dëshmoj në njëshmërinë e All-llahut, por, në të njëjtën kohë e liron njeriun nga idhujtaria, nga adhurimi poshtërues dhe adhurimi i gjithçkafit apo kujtdoqoftë të krijuar.
Thirrja e ezanit nga Bilalli, gjithashtu, shpall njëshmërinë e All-llahut, bindjen dhe dorëzimin e Pejgamberit s.a.v.s. Zotit të tij, por edhe lirinë dhe barazinë mes njerëzve, sepse robi i deridjeshëm, të cilit nuk i jepnin të drejtën as për jetë, i zbulon të vërtetat më të larta të besimit, dhe kështu i drejton sjelljet e të tjerëve.
Muhamedi a.s. arrin të kthehet në vendlindjen e tij, dhe ai qytet si qendër e paganizmit, fesë së rreme, idhujve, padrejtësisë, keqkuptimit, paragjykimit dhe idhujtarisë, me ndihmën, mëshirën dhe udhëzimin e All-llahut xh.ah. ta kthejë në një qendër botërore të besimit të vërtetë (tevhidit).
Sa do që Muhamedi s.a.v.s. është i merituar për afirmimin e njëshmërisë së All-llahut (tevhidit), kur është fjala për muslimanët, aq është i merituar për njerëzimin që e liroi nga iluzionet e hyjnive të rreme.
Çlirimi i Mekës, me një numër shumë të vogël të viktimave, është një prej revolucioneve më të mëdha fetare, shpirtërore, morale - etike, kulturore - civilizuese, historike, ligjore dhe zakonore në historinë e botës. Me këtë çlirim, Qabesë i është kthyer roli parësor dhe i pa zëvendësueshëm për të qenë shtëpia e tevhidit dhe qendra shpirtërore për të cilën janë të lidhura dhe nga e cila janë kthyer të gjitha xhamitë e botës. Kështu, do të mbetet Qabeja deri në Ditën e Gjykimit, simbol, shenjë dhe dëshmi e tevhidit, mohimit të shirkut dhe idhujtarisë, por edhe shtëpia lirisë, besimit dhe tubimit universal njerëzor dhe të unitetit.
Pas çlirimit të Mekës karvani i monoteizmit vazhdon rrugën drejt kryeqytetit në qendër të Kisrasë dhe në brendinë e Perandorisë Bizantine. Meka, me të vërtetë, prej sodit do të bëhet vendi i lindjes së një kulture të re dhe qytetërimit, prej të cilave tërë bota do të veshin uniformën e lumturisë universale të njerëzimit.

Dimensioni moral i çlirimit të Mekës

Kur i pa luftëtarët muslimanë duke hyrë në qytet Ebu Sufjanit tha: "Ai, Muhamedi, nuk i pushton portat, shtëpitë dhe pronat, por i pushton zemrat dhe shpirtrat e njerëzve. Kjo është fitore e plotë"
E ai, Muhamedi s.a.v.s., si shprehje e modestisë dhe si falënderim para Madhështisë dhe vërtetësisë së All-llahut xh.sh., pothuajse gati ishte shtrirë mbi devenë e tij. Ashtu që Pejgamberi s.a.v.s. idhujtarët Mekës nuk i mundi me burgje, dënime me vdekje, duke plaçkitur dhe shkatërrimin e qytetit, por duke fituar zemrat dhe shpirtrat e tyre, duke pranuar Islamin dhe duke u ballafaquar me Zotin e botëve dhe të krijesa.
Nga momenti kur dëgjuan se Muhamedi s.a.v.s., po arrin me ushtrinë e tij, dhe kur iu humbën shpresat se mund t’i kundërvihen ushtarakisht, idhujtarët e Mekës i kapluan brengat dhe i rraskapiten dilemat se çfarë do të bëjë Pejgamberi s.a.v.s., si në çfarë mënyre do t’i dënojë për të gjitha mizoritë që ia kishin bërë atij dhe pasuesve të tij. Pasi që u tubuan Pejgamberi s.a.v.s. i pyeti: "O Kurejshit, çfarë mendoni se do të bëj me juve?" Ata u përgjigjën, fshehurazi duke shpresuar se megjithatë sod nuk kanë marrë fund, "Vetëm mirë. Ti je vëlla fisnik dhe biri i fisnikut, dhe je i fuqishëm!" Atëherë Pejgamberi tha: "Unë do të ju them të njëjtën gjë që e ka thënë vëllai im Jusufi: " Unë tash nuk do t’iu qortojë, tha: „All-llahu do t'ju falë, nga të mëshirshmit, Ai është më i mëshirshmi" Shkoni, jeni të lirë! "
"Shkoni, të lirë jeni", ka mbetur e regjistruar në historinë e njerëzimit si një mesazh i dashurisë, humanizmit dhe tolerancës. Mesazh i FETHIT, ka mbetur unikat i pa përsëritshëm në historinë e njerëzimit. Pa fjalës "Shkoni, jeni të lirë", Muhamedi s.a.v.s. e mbajti një orë historie të gërshetuar me humanizmin, dashurinë, tolerancën dhe bujarinë. Vetëm Resulullahi s.a.v.s ka mundur ti thotë fjalët: "Shkoni, jeni të lirë", edhe pse ishte i vetëdijshëm për të gjitha të këqijat dhe krimet që i kishin bërë politeistët gjatë periudhës njëzet e një vjeçare.

Pas një falje bujare të të gjitha poshtërimeve, persekutimit, vrasjeve, përndjekjes dhe abuzimit të Mekesve të cilat ua kishin bërë muslimanëve të parë, Hinda, gruaja e Ebu Sufjanit, e cila në betejën e Bedrit e kishte humbur babanë, vëllanë dhe xhaxhin, nga urrejtja e pa përshkruar, ka porositur vrasjen, dhe më pas e ka masakruar trupin e vdekur të h.Hamzes, duke ia shqyer mëlçinë, sepse konsideronte përgjegjësin kryesor për ato vrasje, pas fjalëve të faljes së Muhamedit s.a.v.s.ka thënë: "O Muhammed, deri më sot nuk ka pasur njeri në botë që kam urrejtur më shumë se ty, prej sot nuk asnjë që do ta dua më shumë se ty".
Fjalë të ngjashme ka thënë edhe Safvan ibn Umajja, pasi që Pejgamberi s.a.v.s. i dha një pjesë jashtëzakonisht të madhe, nga plaçka betejës së Hunejnit.
Kur Ikrime ibn Ebu Xhehli iu afrua Pejgamberit s.a.v.s. për të pranuar Islamin, ai i paralajmëroi shokët: "Ikrime, biri i Ebu Xhehlit, po ju vjen si një besimtar. Mos e ofendoni babin e tij, sepse fyerja etë vdekurve i shqetësonë të gjallët, e nuk arrin tek të vdekurit." I porositi jo vetëm të falin, por ta kenë në mendje se njerëzit nuk mund të fajësohet për gabimet e të tjerëve, pra as të baballarëve të tyre, në bazë të ajetit Kur'anor: " Dhe asnjë mëkatar nuk do t’i bartë mëkatet e tjetrit" U kërkua përmbajtja dhe fisnikëria e shpirtit.

Pejgamberi s.a.v.s. u kthye në Mekë si fitimtar dhe me shpirtgjerësinë që e tregoi, i befasoi edhe kundërshtarët e tij më të ashpër. Ndërsa shumë e fyen, luftuan kundër tij, madje dhe ia vranë disa nga të afërmit e tij dhe shokët më të dashur, u ofroi amnisti, duke mbikaluar nëpërmes të kaluarës dhe mbrojtje. Kur'ani përmend ata të cilët: "pa kurrfarë faji u përndjekën nga vendet e tyre vetëm për shkak se ata thanë:" Zoti ynë është All-llahu"
Shpallja gjithashtu përmend se të pikëlluarit, kur të fitojnë, do të dallohen për përmbajtjen, sjelljen e tyre njerëzore dhe dinjitoze, sepse ata janë: "ata të cilët, nëse ju japim pushtet në Tokë, do ta falin dhe do të japin lëmoshë, dhe po ashtu do të kërkojnë për të bërë vepra të mira, dhe largim nga të pavlefshmit".

Pejgamberi ishte shembull i gjallë i bujarisë së tillë. Nuk tregoi interes për hakmarrje, pasuri apo pushtet. Me modesti hyri Mekë, shkoi për t’u falur dhe të bëjë sexhde te Qabeja, i shkatërroi idhujt, i shqiptoi shumë dua - lutje që shprehin besimin në një Zot dhe mirënjohjen e Tij, dhe më në fund e vendosi paqen në Mekë.
Pejgamberi i Zotit s.a.v.s., u rrit në Qabe, të cilës bashkëqytetarët e tij ia ndryshuan thelbin. Ajo nuk ishte më tipar i karakterit dhe njëshmërisë së All-llahut, siç ishte kur e kishte ndërtuar Ibrahimi, a.s., me djalin e tij Ismailin a.s., por ishte shndërruar në simbol i idhujtarisë. Çdo fis e kishte idhullin e vet në haremin e Qabesë. Megjithatë, gjatë tërë kohës së thirrjes në Islam dhe këmbënguljes në njëshmërinë e All-llahut, i Dërguarit i Zotit s.a.v.s. kurrë nuk ka marrë ndonjë veprim për të shkatërruar idhujt përreth Qabesë. Ai i duroi 13 vjet në Mekë si Pejgamber, edhe tetë pasi që ka bërë hixhretin në Medinë. Por, edhe kur e kryen Umren e mëvonshme, pas Traktatit të Hudajbisë, Pejgamberi a.s.s.v.s. nuk i shkatërroi statujat. Ai ka një shtet të fortë dhe një ushtri të fuqishme pas veti, por nuk ka anjë pushtet mbi Mekken. Ai i shkatërroi statujat vetëm atëherë kur e muarr fuqinë politike dhe pushtetin ushtarak në Mekë. Pejgamberi s.a.v.s., këmbëngul për ndryshime substanciale, ndryshimin e njerëzve, besimet e tyre, e kur ta ndryshon këtë atëherë është lehtë për të hequr idhujt prej Qabesë. Pastaj ata vetë bien. Asnjë biograf i cili i shënon detajet e çlirimit të Mekës, nuk është shënuar se dikush e kundërshtoi shkatërrimin e statujave rreth Qabes, sepse ata idhujtarët e deri djeshëm, tash janë vetëm dëshmitarë të kujtesës së shëmtuar të primitivizmit dhe mashtrimit të tyre. Vet Hindi, këtë e ka shprehur në mënyrë të qartë kur theu idhullin e saj: "! Në lidhje me ty, kemi qenë shumë të gabuar."
Ky është mësimi më i madh për tolerancën, por edhe për veprimet dhe këmbëngulja në arritjen e qëllimeve të tyre.

Dimensioni ushtarak i çlirimit të Mekës

E mahnitshme është kultura e sigurisë që tregoi Pejgamberi s.a.v.s. para çlirimit të Mekës. Urdhëroi mobilizimin e Medinës, por asnjë nga njerëzit, e as miku më besnik Ebu Bekri, e as gruaja më e dashur h. Aisheja r.a. nuk e dinin cili është qëllimi përfundimtar i ekspeditës. Muhamedi s.a.v.s. arriti të mbajë sekretin deri në momentin e fundit të cakut përfundimtar të ushtrisë së tij në mënyrë që, pavarësisht nga udhëtimi disa ditësh arriti t’i befasoi idhujtarët e Mekës. Pejgamberi erdhi me 10.000 ushtarë afër Mekës, e aq kishin idhujtarët në betejën e Hendekut, gjë që është mjaft e qartë se ata kanë mundur ta sigurojnë ....për mbrojtjen e Mekës, ku kjo ekspeditë e ushtrisë muslimane do të komplikohej në masë të madhe.

Mësime dhe Këshilla

Ai që ka një vizion ka dhe me çka të shpresoi, ai do të punojë në hartimin e strategjive se si të arrij te qëllimi. Muslimanët sot si individ, e në veçanti si kolektivitet, janë pa vizione se ku e shohin veten në dhjetë, njëzet, dhe ku për pesëdhjetë vjet.
A ju kujtohet dita kur i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., ka dalë nga Meka në drejtim të Jethribit, duke u fshehur pas shkëmbinjve dhe luginave, e, para kësaj shumë kanë bërë këtë. Ajo ishte Hixhreti në emër të All-llahut xh.sh., duke e lënë pasurinë, familjen, vendin, dhe gjithë këtë për ta ruajtur fenë. Ata të cilët janë të gatshëm për të lënë atdheun me tërë pronën, familjen dhe miqtë për ta ruajtur Islamin, në fund të gjitha ato i marrin . Por, ata që e humbën Islamin asgjë nuk do t’iu vlejë e as nuk do t’iu shërbejë pasuria e tyre, pa marrë parasysh sasinë, miqtë, madje as familja.

Muhaxhirët kthehen në tokën e tyre, familjen e tyre dhe në pronën e tyre. Ata u bënë të fortë pas dobësisë, e ata që i dëbuan i presin të frikësuar dhe kokë ulur.
Banorët e Mekës e pranojnë Islamin në grupe, e, Bilalli i cili dikur u dënua nga idhujtarët, u ngjit në Qabe dhe thirri: "All-llahu Ekber..." Është i njëjta zë i cili shqiptonte edhe gjatë goditjeve të shkopinjve fjalët "Ehad, Ehad !"
Rasti i Hatib ibn Ebu Belte'as tregon naivitetin shpeshtë të muslimanëve sepse të tjerët i gjykojmë në bazë të vetvetes tonë. Mendojmë, nëqoftëse ne arrijmë përmbushim marrëveshjet, nëse ne përpiqemi për të mbajtur marrëdhënie të mira miqësore me të tjerët, në të njëjtën mënyrë të tjerët do të na i kthejnë. Në këtë ka shpresuar edhe Hatibi, i cili ka mund të rrezikojë tërë ekspeditën, të shkaktojë vdekjen e shumë bashkëluftëtarëve të tij, vetëm se ka menduar se mund ta mbrojë familjen e tij, nëse do t’i informonte idhujtarët Mekas lidhur me lëvizjet e ushtrisë muslimane.
Në të njëjtën kohë, ky rast na tregon se për shkak të një gabimi të cilin njeriu e bënë në jetën e tij, nuk guxon të harrohen të gjitha veprat e tij të mira dhe të gjitha meritat që i ka bërë për Islamin. Hatibi ishte pjesëmarrës në betejën e Bedrit, dhe për këtë arsye Pejgamberi s.a.v.s. ia fali këtë akt të pabesë.
Në dhënjen e betimit për besnikëri, marrin pjesë edhe gratë bashkë me burrat që tregon në barazinë e plotë në të gjitha përgjegjësitë me të cilat është i ngarkuar muslimani. Për këtë arsye çdo udhëheqës islam, duhet të marrin në konsideratë pjesëmarrjen e grave në krijimin e një shoqërie islame, ashtu si e merr edhe punën mashkullit. Nga këtu, gruaja muslimane duhet të jetë njohur me besimin e saj, si dhe vet mashkulli, dhe të armatoset me dituri në mënyrë që të jetë e përgatitur për t'u përballur me të gjitha intrigat që i përgatiten.
Çlirimi i Mekës, në mënyrë të qartë dhe historikisht dëshmon se Islami është fe e paqes, sigurisë, rendit, progresit, e vërtetës,e drejtësisë dhe lirisë, e jo trazirave, e pasigurisë, çrregullimeve, padrejtësive dhe të pavërtetës: O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik juaji i hapët".
Kur të vijë ndihma dhe fitorja e All-llahut, dhe ju të shihni njerëzit në grupe duke hyrë në fenë e All-llahut, ti lëvdojnë Zotin tënd, duke e falënderuar Atë, dhe lutja Atij të të falë, Ai gjithmonë e ka pranuar pendimin”



Dr. Zuhdija Hasanoviq
Përshtati: Esat ef.Rexha


Artikulli i kaluar
Robërit e gjuhës se tyre

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Programi Festiv për Fitër Bajram