Në Itali xhamitë do mbesin të mbyllura deri në fund të Ramazanit

Në Itali xhamitë do të qëndrojnë të mbyllura deri pas periudhës së Ramazanit, përkatësisht deri në Fiter Bajram, 23 maj, tha të martën Bashkësia e Komuniteteve Islame në Itali (UCOII).
“Kjo është zgjedhja e bashkësive tona, të cilët … me përgjegjësi shprehën pozicionin e tyre duke marrë parasysh jetën e njerëzve”, tha presidenti i UCOII, Yassine Lafram, në një deklaratë, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
UCOII gjithashtu i bëri thirrje të gjitha xhamive të tjera që të mbajnë dhomat e lutjeve të mbyllura deri në fund të Ramazanit.
Sipas planit të qeverisë italiane, festimet masive katolike do të rifillojnë më 18 maj. Lafram bëri me dije se nuk kishte marrë ndonjë udhëzim nga qeveria italiane lidhur me mënyrën e kremtimit të festave islamike.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë