Pasuria e vërtetë është ajo e zemrës

Ibrahim ibn Ed'hemi (Zoti e mëshiroftë!), nuk para pranonte dhurata nga të tjerët e jo më lëmoshë e sadaka.
Ai ushqehej vetëm nga ato që fitonte prej punës së tij.
Një ditë prej ditësh, një i njohuri i tij i lëshoi be duke i thënë:
-Pash hatrin e Zotit! Mos ma refuzo këtë rrobe që e kam taksuar si dhuratë për ty.
Kur i përmendi hatrin e Allahut, Ibrahimi u trondit dhe i tha:
-Nëse je i pasur do e pranoj dhuratën tënde.
-I pasur jam,- ia ktheu burri.
-Sa xhybe të tilla i ke?
-Kam 1000 të tilla.
-A do dëshiroje që t’i kishe 2000?
-Patjetër që po!
-Atëherë të kërkoj ndjesë, por nuk mund ta marr dhuratën tënde pasi ti je i varfër, se po të ishe i pasur nuk do lakmoje të kishe dhe më shumë, pasuria e vërtetë është të kënaqesh me atë që posedon.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Programi Festiv për Fitër Bajram