Myftiu Tërnava takohet me drejtorin e IKSHPK Naser Ramadani dhe mikrobiologun Lul Raka


Myftiu i Kosoves, Naim ef. Ternava, ka pritur sot ne takim drejtorin e Institutit Kombetar te Shendetesise Publike ne Kosove, Naser Ramadanin dhe mikrobiologun, Lul Raka, ku eshte diskutuar per gjendjen aktuale ne Kosove nga pandemia globale COVID – 19 dhe mundesine e hapjes se xhamive.

Filimisht, Myftiu i Kosoves, Naim ef. Ternava, uroi te gjithe besimtaret per Naten e Kadrit si dhe duke lutur Zotin e madh per agjerim te lehte dhe te pranueshem. Myftiu, gjate ketij takimi ka falenderuar per punen qe eshte duke bere Instituti Kombetar i Shendetesise Publike ne Kosove si dhe te gjithe mantel-bardhet.

Bashkesia Islame e Kosoves, ashtu sikurse te gjithe besimtaret e saj, jane te shqetesuar per hapjen e xhamive, ku do te krijoheshin kushtet per kryerjen e ibadeteve ndaj Zotit fuqiplote. Bashkesia Islame e Kosoves ne vazhdimësi ka qene ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise dhe me Institutin Kombetar te Shendetesise, por edhe me te gjithe faktoret e tjere, qe te krijohen kushtet per hapjen e xhamive.

Myftiu, Naim ef. Ternava, u shpreh se takimi i sotem ka qene ne frymen konsultuese me ekspertet e shendetit ne Kosove, lidhur me mundesine e hapjes se xhamive ne vend. Por sipas mendimeve te eksperteve, kushtet nuk jane krijuar ende qe te hapen xhamite ne vend dhe nje veprim i tille mund te jete nje kercenim i madh per shendetin e besimtareve. Po ashtu, shtoi se do te shikohen ne vazhdimesi mundesite qe te hapen xhamite, anipse vullneti dhe deshira eshte shume e medha qe ato te hapen sa me pare.

Drejtori i Shendetit Publik ne Kosove, Naser Ramadani, duke uruar te gjithe besimtaret per Naten e Kadrit, tha se i jane pergjigjur pozitivisht me kenaqesi fteses se Myftiut te Kosoves, Naim ef. Ternaves, qe te diskutojne per gjendjen aktuale ne vend nga COVID – 19.

Gjate ketij takimi, z. Ramadani tha se si profesionist shendetesor eshte sqaruar gjendja epidemiologjike qe gjendet vendi dhe ne sfiden e madhe qe gjenden profesionistet shendetesore. Z. Ramadani shprehu falenderimet e tij ndaj Bashkesise Islame e cila ka ndermarrë hapa jo te lehte, por shume te rendesishem ne parandalimin e perhapjes se COVID – 19.

Drejtori i ketij instituti, tha se nuk ka qene aspak lehte per Bashkesine Islame dhe as per besimtaret qe t’i mbyllin perkohesisht xhamite, por se ky vendim ka ndihmuar jashtezakonisht shume ne parandalimin e perhapjes se COVID - 19.

z. Ramadani beri nje falenderim shume te madh per Bashkesine Islame te Kosoves, por edhe per te gjithe besimtaret qe kane repsketuar rekomandimet, duke bere keshtu nje veprim human, njerezor te domosdoshem.

Po ashtu, z. Ramadani shtoi se duke pasur parasysh qe per parandalimin e kesaj pandemie, nuk ka ende ndonje vaksine dhe as trajtim te duhur, rekomandimet per mosgrumbullimin e mases kane qene obligative ne perputhje me institucionet e tjera shendetesore boterore.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Programi Festiv për Fitër Bajram