Zoti ynë, na e tregove Fuqinë Tënde, na trego tani Mëshirën Tënde

Ibrahim ibn Ed'hemi (Zoti e mëshiroftë!) po lundronte bashkë me disa të tjerë.
Deti ishte mjaft i trazuar dhe njerëzit ishin të trembur.
Dikush iu afrua Ibrahimit që qëndronte i qetë në një skaj të anijes dhe i tha:
-O Ibrahim, a nuk e sheh se në ç'hall jemi?
-Ky nuk është hall more vlla.
-Po çfarë është hall, nëse ky nuk qenka hall e siklet?
-Hall është t'i shtrish dorën njerëzve.
Më pas u lut e tha: Zoti ynë, na e tregove Forcën e Fuqinë Tënde, na trego tani Mëshirën Tënde.
Pas një kohe deti u qetësua si të ishte një tas me vaj.


E huazuar...


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hapen xhamitë për besimtarë