Besimtarët myslimanë në Shqipëri falën namazin e Fitër Bajramit, por jo në sheshin Skënderbej

Besimtarët myslimanë të Shqipërisë këtë vit namazin e Fitër Bajramit nuk e kanë falur në sheshin e Tiranës “Skënderbej”, ashtu sikur ishte shndërruar në traditë. Për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), besimtarët e falën namazin vetëm në xhami.

Ceremonia qendrore e faljes së namazit është mbajtur në Xhaminë e Kokonozit, sipas një protokolli të caktuar të masave, ndërsa besimtarët u mblodhën edhe në oborrin e xhamisë.
Besimtarët u mblodhën së bashku edhe në xhamitë e tjera të Shqipërisë, pasi disa ditë më parë u vendos për vazhdimin e riteve fetare nëpër xhami.
Pas faljes së namazit të Fitër Bajramit besimtarët myslimanë vazhdojnë festimet në shtëpitë e tyre, duke shkëmbyer vizita mes të afërmeve.
Që nga 18 maji, në Shqipëri u vendos që të rifillojnë aktivitetet fetare në xhamitë e vendit, që ishin pezulluar prej më shumë se dy muaj, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta