Sytë e shpirti dhe lidhja e tyre me depresionin

Shumë shpesh në Kuranin Kerim janë përmendur shqisat të cilat i janë dhënë njeriut, ndër ta janë edhe dy dritat të cilat janë tepër të vlefshme për jetën njeriut.

Nuk dua të them se janë ndër ato shqisa të patjetërsueshme pasi secila shqisë dhe secili organ në trupin e njeriut Ai i Lartëmadhëruari i ka krijuar pa të meta dhe me qëllimin e vet të mrekullueshëm. Secili organ është i nevojshëm për trupin pasi ashtu edhe e kriijoi I Përsosuri për një funksion të rregulluar.
Por prej kohësh thuhet se sytë janë pasqyrë e shpirtit dhe se aftësia personale e njohjes se një personi mund të përkufizohet mjaft lehtë, vetëm duke parë ngjyrën e syve.

Allahu e ka bërë syrin pasqyrë të zemrës dhe shpirtit.

Dhe na ka urdhëruar në Kur'an që t'a ulim shikimin dhe ta ruajmë atë nga harami. Ka thënë Allahu i Madhëruar (kuptimi i ajetit) :
(Thuaju besimtarëve që t'a ulin shikimin dhe të ruajnë vendet e tyre të turpshme. Kjo është më e pastër për ta). Sure En-Nur 30.
Nga Kurani Fisnik i përkthyer shqip nëse kërkohet fjala: „ sytë, syri, syve, shikoni, shiheni“ përmendet 47 herë në ajete të ndryshme, kurse vetëm fjala „shihni“ përmendet 44 herë, por Allahu e din se sa herë është saktësisht pasi se jam bazuar vetëm në përkthimin dhe jo në origjinalin e Kuranit Fisnik në arabisht.
Poashtu transmetohet nga Enesi r.a. që thotë se e ka dëgjuar te Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: All-llahu xh.sh. thotë: "Nëse robin tim e sprovoj me dy të dashurit e tij (me humbjen e syve) e ai bën durim, do t'ia kompenzoj me xhennet".
Njeriu shumë gjëra mund t'i fshehi me sjelljet e veta, deklarimet, pamjen e vet, por asnjëherë nuk mund të fshehi reflektimin e dritës të syve së tij/saj. Bebëzat e syve zgjerohen kur dikush na pëlqen, ndonjëhere mblidhen. Shkëlqimi në sy tregon gjendjen tonë emocionale dhe atë psiqike. Dridhërimet, fokusimi i koncentruar i shikimit janë shprehje të gjendjes sonë të brendshme por në të njëjtën kohë edhe reaksion në ngacmimet nga jashtë apo në personin që e vështrojmë. Në sytë tanë shihet gjithçka - gjendja emotive, shëndetësore, disponimi, etj.
Edhe Pejgamberi s.a.v.s. ka përmendur hadithin se çka është e drejta e rrugës:
"Ulja e shikimit. Mos mundimi i njerëzve. Kthimi i selamit. Urdhëri për të mira dhe ndalimi nga të këqiat". Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Studiuesit thonë se më pak kontakt me sy nënkupton më pak miqësi. Ata gjithashtu sugjerojnë se intimiteti është edhe funksion i sasisë së vështrimit të syve, proksimitetit fizik, intimitetit të temës së bisedës, dhe të buzëqeshjes. Nga ana tjetër kontakti i syve ka kuptim social, sepse shpreh dëshirën për komunikim, ndjenjat e bashkëbiseduesit, madje edhe veçoritë e personalitetit. Thjesht e thënë sytë e hapin ose e mbyllin komunikimin.

Në fakt sytë në shumë raste shprehin gjëra në aspekte të ndryshme më shumë se sa fjalët. Një person i kujdesshëm dhe intuitiv percepton më shumë gjëra duke "lexuar"sytë e tjetrit. Bashkëbiseduesit që përdorin kontaktin përmes syve zmadhojnë edhe pëlqimin midis tyre.
Nga kjo mund të konkludojmë se njeriu shumë gjëra mund t'i fsheh me sjelljet e veta, deklarimet, pamjen e vet, por asnjëherë nuk mund të fsheh reflektimin e shpirtit në sytë e vet. Andaj në islam nuk është e lejuar për gruan apo për femrën të shiqojë në sy personat e gjinisë së kundërt përveç atyre që nuk i lejohet martesa dhe burrit të saj, por edhe në të kundërtën edhe burrit nuk i lejohet të shiqojë në sy gratë e huaja të cilat i lejohen për martesë.

Sytë janë një prej gjërave shumë të nevojshme për secilin prej nesh dhe nëse njëherë sytë e tanë sëmuren atëherë edhe shpirti jonë vuan sa që të gjithë themi se atëherë vuajmë nga labiliteti psiqik por edhe nga depresioni. Kjo vetëm nga ajo se të pamurit lidhet ngushtë pra me gjendjen psiqike, sa që ne shtytemi me atë që shohim për të qetsuar apo edhe stresuar gjendjen tonë.
Edhe në Medicinë sytë janë tregues të sëmundjeve të ndryshem dhe në bazë të ndryshimeve mundet edhe të jepet diagnoza e duhur. Medicina alternative që meret me studimin dhe diagnostifikimin në bazë të syrit quhet Diagnostifikimi IRIS, është në perëndim mjaft i përhapur dhe me rezultate mjaft të mira në shërimin sëmundjeve të ndryshme. Kjo metodë e shërimit bazohet në diagnostifikimn e sëmundjeve të ndryshme me anë të mikroskopit dhe analizës së syve, nga ajo shihet se cili organ ka një dëmtim apo nevojë për shërim.
Shih foton më poshtë ku qartë secili organ ka një pjesë në syrin e njeriut, aty ku sme anë mikroskopit shihet çrregullim apo malformacion, ai organ është i prekur nga sëmundja dhe ashtu edhe veprohet me anë të terapisë fillon kurimi i organit në fjalë.



Nga ana e kundërt sot pas shumë mija viteve del në pah se një sëmundje psiqike, një shpirt i stresuar, i mërzitur dhe i lodhur çon deri te symptomat e sëmundjeve në sytë por edhe në organet tjera të trupit.
Trupi, gjendja psiqike dhe shpirti gjindet të bashkuar shumë mes vete. Sot mjekët kujdesen praktikisht vetëm për trupin e njeriut sikur një mekanik i cili kujdeset vetëm për defektet e makinës. Pamvarsisht nga kjo mundohen hoxhallarët te ne në islam apo këshilltarë tjerë në religjionet tjera si dhe psikologët për anën psiqike dhe shpirtërore të njerëzve. Dhe ja që në ditët e sotme mas mijëra viteve ne kujdesemi për lidhjet e gjendjes trupore – shpirtërore dhe se çfarë don të thotë kjo në realitet dhe saktë për dhe në shëndetin e njeriut.
E në Kuranin Fisnik kjo gjë është cekur para 1434 viteve edhe atë shumë saktë siç vijon:
Dhe, ua ktheu shpinën e tha: “O dëshpërim i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi). “(Kur’an: Jusuf, 84.)
Aty thuhet se Pejgamberi Jakub a.s. vuante për djalin e tij Jusufin a.s., e për të cilin qante shumë. Kjo vuajtje e madhe ishte shkaktar i zbardhjes së syve dhe kur më vonë në sytë e pikëlluara të Jakubit a.s. ia vunë këmishën e Jusufit a.s. Jakubit a.s. iu rikthye të pamurit.
Në fakt secila gjendje stresi apo edhe çdo sëmundje banale filluar prej një gripi e deri te ulçera në lukth apo infarkti në zemër ndikojnë në gjendjet trupore dhe shpirtërore të njeriut.


Por çka ka kjo me sytë tanë?

A ka mundësi që stresi sëmur edhe organin e shikimit, pra sytë?
Përgjigja është “Po”.
Kjo vjen jo vetëm nga lidhja anatomike në mes syrit dhe trurit, pasi retina dhe nervi i shikimit janë pjesë e evolucionit – zhvillimit të trurit, të cilat janë të vendosura në sy. Nga kjo kuptojmë se pse shpesh përshtypjet vizuale (ato që i shohim) çojnë direkt në reagime emocionale, p.sh. kur shohim diçka tragjike apo skena të dhimbshme qoftë direkt, në tv,etj. apo edhe vetëm kur dëgjojmë apo lexojmë diçka të tillë?!
Pra ndjenja sikur shqetësimi apo edhe frika çojnë në ndryshimin e syve p.sh.zgjerimi i pupillave.
Kohëve të fundit hulumtimet shkencore janë duke u marrë shumë me këtë çështje dhe lidhjen mes këtyre gjërave sidomos lënda e Psikoneurologjisë dhe Psikoendokrinologjisë, lëndë të reja në këtë sferë, dëshirojnë të gjejnë dhe të tregojnë se çfarë domethënie ka e gjithë kjo gjendje mes asaj trupore dhe shpirtërore duke e vërtetuar nga ana shkencore. Por edhe të përgjigjen në pyetjet:
- Si, dhe pse por edhe në çfarë mënyre dhe në çfarë përmasa kanë lidhje këto gjëra mes vete?
- Si mundet shpirti të shërojë dhe të stabilizojë trupin? A ka mundësi kjo gjë të mësohet?

Por edhe nëpër popull nuk thuhet edhe më kot për njerëzit që janë me mërzi dhe depresione:
“ Ai sheh të gjitha gjërat gri në gri”.
“Apo i sheh të gjitha gjërat zi, nuk ndalet pak të mendojë pozitiv”?!etj.
Dhe si në shumë raste tjera edhe këtu populli ka të drejtë: Depresionet ndryshojnë por edhe shkatërrojnë perceptimet dhe shikimin e syve. Syri për shkak të depresionit ka një nivel më të ulët të Dopaminës.
Shkencëtarët e Freiburgut për të parën herë konkluduan se depresionet dhe mungesa e dopaminës kanë një lidhje shumë të ngushtë mes vete dhe poashtu edhe me dobësimin e shikimit. Në hulumtimet e tyre shkencëtarët zbuluan se pacientët kishin më shumë probleme të perceptojnë kontrastet e ndryshme, po aq sa ishte i rëndë edhe grada e depresionit. Andaj edhe shkencëtarët janë të mendimit dhe besojnë se niveli i ulët i dopaminës në trurin e njerëzve depresiv është si shkak i shikimit të dobësuar.


Çka është në fakt Dopamina

Dopamina është materie kimike e cila shërben si neurotransmetues i sistemit nervor (përcjell porositë në mes qelizave të trurit), ndërsa në sasi të shtuar prodhohet kur trupi është i kënaqur, është shumë i rëndësishëm për gjendjen trupore dhe shpirtërore.
• Çrregullime në traktin digjestiv
• Shqetësime në fazat e gjumit me një lodhje shumë të madhe gjatë ditës
• Atake me djersitje të shpeshta
• Dridhje dhe lëkundje të pakoordinuar të kokës
• Depresion
• Kujtesë të çrregulluar (të dobët)
Andaj Dopamina është një materie shumë e nevojshme për trupin e njeriut pasi rregullon:
• Funkcionin optimal të punës së zemrës
• Lirimin nga ankthet e ndryshme
• Ndihmon dhe normalizon mirëqenien e trupit dhe shpirtit
• Aktivizon sistemin imunitar
• Ndihmon arritjen e qetësisë dhe gëzimin e jetës
• Lëvizjet e fuqishme dhe të harmonizuara të funkcioneve motorike
• Guximin, reakcionet në kohë të duhura dhe koncetracionin
Kjo ishte vetëm një sqarim i shkurtë mbi funkcionin e dopaminës në trupin e njeriut, por ka edhe shumë të flitet për këtë materie, por do të mjaftohemi me kaq.
Nga rëndësia dhe dobia që ka kjo materie do të sqarojmë në pika të shkurtra edhe cilat elemente janë të rëndësishëm për të ndihmuar trurin:
- Vitamina B6, Vitamina B 12, Acidet yndyrore Omega 3, Tyrosini, Zinku,Vitamina B 9, Vitamin E etj. Por nuk duhet harruar edhe një rrënjë e thatë e bimës Panax Ginseng, e cila përbëhet nga tetë lloje të ndryshme. Përdoret si përbërës i ilaçeve kuruese, këtu e qindra vjet në Kinë, Japoni dhe Kore.
Nuk do të hyjmë në detaje por nga provat shkencore të ndryshme që janë zhvilluar deri më tash por do të theksojmë se kanë dhënë dëshmi se shpirti ndikon trupin. Truri, sistemi imunitar, sistemi hormonel dhe të gjitha organet e trupit janë në një dialog të vazhdueshëm mes vete. Këmbimi zhvillohet në të dy drejtimet.
Shembull është edhe humbja e një anëtari familjeje ose ndarjen nga një person i afërm kjo numërohet në faktorët më të fortë të stresit. Është konstatuar se njerëzit të cilët munden dhe dijnë të menaxhojnë situatën në këso rrethana pra sikur që edhe thuhet në Kuranin Kerim më pas pas ajetit të mësipërm të sures Jusuf:
"Ata thanë: “Për Allahun, ti po e përmend Jusufin pa pushim, saqë do të sëmuresh rëndë ose do të vdesësh!” (Jakubi) tha: “Unë dhimbjen time dhe pikëllimin tim ia paraqes vetëm Allahut e nga Allahu di atë që nuk e dini ju”. (Kur’an - Jusuf, 85-86)
Durimi gjatë këtyre sprovave apo streseve shpirtërore vërehet në trup një aktivitet shumë më të madh të “qelizave vrasëse” të cilat reagojnë në gjak. Këto janë qeliza të cilat luftojnë në trupin tonë qelizat e tumoreve ose qelizave virale infektuese. Te njerëzit të cilët ballafaqohen në mënyrë të dobët me streset dhe sprovat vjen deri te dobësimi i qelizave vrasëse. Kjo mund të shkaktojë sëmundje serioze dhe si pasojë – mund të vijë edhe deri te vdekja.


Stragjetitë menaxhuese të stresit mund të mësohen

Studimet të cilat janë bërë vite më parë Universitetin e Philipps-it në Marburg Gjermani; kanë treguar se një gjë e tillë është e mundshme. Kështu mundet efekti i qelizave vrasëse me anë të ushtrimeve te thjeshta relaxuese, me anë të trajnimit autogjen, hipnozës, terapive trupore, psikoterapi dhe forma të ndryshme në këtë sferë. Kurse si kurorë e gjithë kësaj ne do të përmendim mënyrën e vetme më efikase, terapi e cila është shkruar prej Atij që na krijoi ne dhe të gjithë këtë gjithësi, e ajo është Namazi, leximi i Kur’anit, përmendja, përkujtimi dhe meditimi për Allahun azze we xhel.

“Kërkoni ndihmën e Allahut me durim e me namaz! Kjo është njëmend e vështirë, përveçse për të devotshmit” (Kur’an - Bekare, 45)



Poashtu gjatë studimeve është vërtetuar lidhja në mes ndryshimeve të sistemin imunitar dhe sëmundjeve të syve, si p.sh. gjatë sëmundjeve të rënda të veshkëve dhe “syve të thatë” një çrregullim të qeses së lotëve. Një tjetër studim poashtu ka konstatuar se të gjithë diabetikët kanë probleme me “sytë e thatë”. Kjo vjen pasi te ata vjen deri te dëmtimi i enëve të vogla të gjakut, të cilat çojnë deri te anomali patologjike të retinës. Është mbresëlënëse se si rregullimi i sheqerit në gjak mundet të çojë deri te ndryshime të tilla. Sa më të mira të jenë rezultatet e gjakut aq më pak komplikacione kanë pacientët/et me sytë, por edhe e kundërta. Një gjendje e stërngarkuar psiqike, apo një stres emocional te të sëmurit e sheqerit çon deri te çrregullimi i sheqerit në gjak, atëherë shihet qartë se problemet e shkaktuara të syve te diabetikët varen shumë edhe faktorët psiko-emocional.
Edhe te sëmundja e tiroideve Basedow, e cila si karakterisitikë ka sytë të hapur dhe të dalur me përpara ndërsa shikimin e kanë më tepër të ngulët. Sytë janë më tepër të kërcyer. Pothuajse gjysma e atyre që i kap mbitiroidizmi mund të kenë këtë lloj shqetësimi. Në raste të jashtëzakonshme simptomat e syve mund të kthehen në serioze. Atëherë njeriu mund të preket nga të parët e dyfishtë, të turbullt, të kuqtë, djegie sysh dhe keqësim i të parit. Edhe te këto grupe është arritur në të njëjtin rezultat dhe tregohet se gjatë stresit ata kanë të pamurit e dobësuar.


Terapia ndihmon

Në ditët e sotme përveç metodave medikamentoze dhe operative Oftalmologët (Specialistët e sëmundjeve të syve) marin edhe metoda terapeutike ku miret parasysh edhe shërimi i gjendjes emocionale dhe psikologjike.
Poashtu ekzistojnë edhe mjaft prova ku vërtetohet se shumë ndryshime ekzistente patologjike në trup (si p.sh.ngushtimi i arterieve koronare) mund të riparohet me anë të metodave relaksuese dhe ashtu të bëjnë një ndërhyrje kirurgjike (operacion) të panevojshëm.
Edhe një herë u theksua: se metodat e thjeshta të meditimit kanë mundësi të rrisin aktivitetin e qelizave vrasëse në gjak dhe ashtu të largohen dhe të parandalohen sëmundjet kancerogjene në trup. Besimi dhe gjendja shpirtërore janë faktorë të rëndësishëm në arritjen e shërimit dhe poashtu edhe në procesin e sëmundjes, pra dikush shërohet më shpejt e dikush me ngadal, mvarsisht se sa jemi të bindur në këtë gjë.
Duhet theksuar se jo vetëm sëmundjet e syrit por edhe secila sëmundje dhe secili symptom në trupin e njeriut paraqet një mesazh të rëndësishëm. Symptomet duan të alarmojnë personin e prekur për një konflikt të pavetëdijshëm por të ngulitur thellë në trupin apo edhe vetëm në shpirtin e personit. Andaj mjeku, pacienti dhe secili person që ndihmon në shërim duhet së bashku të përpiqen të deshifrojnë këtë informacion. Ndonjëherë mjafton vetëm të diturit se bëhet fjalë për një problem shpirtëror që ajo edhe të largohet, ashtu arrijmë më shpejt deri te shërimi. Gjatë kësaj rruge nuk duhet të shmangim në asnjë mënyrë edhe terapitë mjeksore, porse tash do të jenë shumë më efikase.

Vetëm gjetë sëmundjes kuptojmë vlerën e shëndetit.

Ajo që është thelbësore është se shoqëria jonë ku sot jetojmë nuk dëshiron të pranojë apo edhe më mirë të themi largon atë që i nevojitet shpirtit, prejardhjes së shpirtit dhe lidhjes së shpirtit me atë shpirtëroren pa të cilën edhe trupi nuk është në rregull, nëse ajo mungon edhe trupi nuk është në gjendje të mund sëmundjen dhe të arrijë shërimin. E posaçërisht te simptomet e syve duhet të shihet mirë se ajo kërkon arritjen e paqës me shpirtin në radhë të parë. Edhe pse të jesh i sëmurë nuk është pa shkak, por është edhe pjesë e jetës, fenomen i rrugëtimit në tokë sikur që ceket në një thënie të urtë – citoj:
“Mënyra e sëmundjes është rruga e shërimit, është drita, e cila vjen pas territ”(F. Weinreb)

Studiuesit kanë analizuar të dhënat e mbi 10 mijë njerëzve të moshës 20 vjeçe dhe më lartë të cilët kishin marrë pjesë në një anketë vite më parë.
Dhe, rezultatet e publikuara kanë treguar se shkalla e depresionit kishte qenë rreth 11 për qind te njerëzit që kanë raportuar humbje të shikimit dhe rreth 5 për qind te ata të cilët nuk kanë raportuar humbje të shikimit.
Pasi kanë marrë parasysh një varg faktorësh, përfshirë moshën, gjininë dhe shëndetin e përgjithshëm, kërkuesit kanë arritur në përfundim se ka një lidhje të dukshme në mes të humbjes së shikimit dhe depresionit.
Megjithatë, studimet nuk kanë treguar nëse ato mund të shkaktojnë njëra tjetrën, e që mund të jetë një shenjë se të dyja mund të kenë një burim të përbashkët.
Nga e gjithë kjo që shkruam edhe pse mbetet edhe shumë për t’u thënë në këtë drejtim, del në pah se ana shpirtërore është ajo e cila kërkon shumë më tepër shërim se ajo trupore, pasi shpirti ka ardhur prej një bote tjetër dhe në tokë asaj i mungon lidhja me prejardhjen e saj. E vetmja gë që e riparon, shëron dhe e ndihmon është pa dyshim lidhja me Krijuesin e shpirtit, Krijuesin absolut të të gjithë Universit lidhja me Allahun subhanehu ue te aela, me të gjitha metodat dhe mënyrat që na i tregoi në Libirn e Tij Kur’anin Fisnik dhe metodat që na përcolli me anë të profetëve e sidomos Profetit dhe Vulës së Profetësisë Muhammedit s.a.v.s.
“Kërkoni ndihmën e Allahut me durim e me namaz! Kjo është njëmend e vështirë, përveçse për të devotshmit” (Kur’an - Bekare, 45)



Përktheu dhe përshtati nga gjuha gjermane
Suzana Hasani


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)