Fjala e Sekretarit të KBI të Gjakovës Esat ef.Rexha në Akademinë përkujtimore kushtuar Haxhi Mustafë ef. Dervishollit

Bisamil-lahi rrahmani rrahim

Elhamdulilhi rabbilalemin ve ssalatu ve sselamu ala resulina Muhammedin ve ala alibi ve sahbihi exhmein,

I nderuari Myfti i Republikës së Kosovës Mr. Naim ef. Ternava,
E nderuara familje Dervisholli,
shumë të respektuar të pranishëm!

SELAMUN ALJEKUM VE RAHMETULL-LLAHI"!

Më lejoni që në këtë akademi përkujtimore për të ndaj me ju disa kujtime personale me hoxhën tonë të nderuar që tashmë ka kaluar në amshim.
Kujimet e para me hoxhën Dervisholli i kamë që nga koha e fëmijërisë, atëherë kur ai vinte për vizitë te gjyshi im i ndjerë. Me pamjen e tij elegante dhe sjelljen e tij përkdhelëse më mbushte sytë dhe zemrën dashuri për të.
Me të hyrë në odë të burrave, biseda e tij për aktualitet e kohës dhe karakteri i tij serioz bënte që ai natyrshëm të pushtonte vemendjen e dëgjuesve. Ai ishte një butë shtatëhedhur, me fizik të fortë, me një shikim depërtues gjer në brendësinë e bashkëbiseduesit, me veshjen e tij prej zotrie dhe sjelljen e matur që kishte, të bënte që mos t'a harrosh dhe të dëshirosh ta takosh përsëri.
Kur përfundova shkollën fillore diku në vitin 1969, gjysh im duke marrur rekomandimin nga Dervisholli për mua, vendosi të më dërgoi për hoxhë në Medresenë "Alaudin" në Prishtinë. Për këtë vendim, në khën kur të rinjtë nga Gjakova nuk shkonin më për hoxhë, merita krejtësisht i kthehet hoxhës Mustafë.

Jeta ime e deritanishme në shërbim të fesë në KBI në Gjakovë, është bërë falë largëpamësisë së këtij hoxhe vizionar.
Pas pesë viteve kthehem i diplomuar në Gjaovë dhe ai i cili më ofron vend pune si imam është prapë Haxhi Mustafa, siç e quanim rëndomt ne në Gjakovë.
Kurrë nuk e harroj pritjen që bëri në zyre të KBI-së, ku me plotë gazë e hare më uroi përfundimin e shkollës dhe me plotë dëshirë më ofroi punë si imam në xhaminë e Hankës, ku edhe ai kishte filluar misionin e hoxhës.
Ishin kohëra të vështira vitet kur ai punoi dhe veproi në Gjkakovë. Unë nuk kam ditur t'i vlerësoi sa duhet kur isha i ri, por me kalimin kohës dhe me fitimin e përvojës e kam kuptuar rolin dhe rëndësinë e misionit të këtij hoxhe. Për ndikimin e tij te banorët flet edhe fakti se kur është shpërngulë prej Gjakovës, krejt lagjja ku ai banonte e kanë përcjellë me lot.
Ishte nderë dhe privilegj i veçantë që pata rastin të punoja me hoxhën e nderuar dhe të respektuar Mulla Mustafë efendi Dervishollin.
Këto ishin vetëm disa fjalë të pakta të cilat u mundova t'i hedh në letër prej kujtesës sime për hoxhën e nderuar, që ato t'i ndajë edhe me ju, duke qenë plotësisht i vetëdijshëm se fjalët gjithnjë janë të pakta dhe asnjëherë nuk mund të shprehin ndjesinë reale për punën e vyeshme të Haxhi Mustafë efendi Dervishollit, duke lënë shumë çka pa thënë për këtë figurë fetare me ndikim të veçantë në jetën time.

Krejt së fundmi nuk më mbetet gjë të shtojë, pos ta lus Allahun e Madhërishëm që hoxhën e nderuar ta shpërblejë me Xhennetin Firdeus dhe ta vendos në shoqëri me Pejgamberin s.a.v.s ..

Pastë rahmetin e Zotit dhe shembulli i tij u trasoftë tek trashëgimtarët!

Ju përshëndes me selam duke iu shprehur ngusllime të përzemërta familjes, kolegëve dhe gjithë miqëve.
Zoti iu lasht shëndosh dhe na takoftë me të në Xhennet. Amin!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dokumentar -IMAMI ATDHETAR- Mulla Mustafë ef.Dervisholli