Besimtarët ndihen të përmallur e të lumtur pas rikthimit në xhami

Për rreth tre muaj besimtarët myslimanë qëndruan larg xhamive për shkak të pandemisë COVID-19.

E tani kur të gjitha namazet ditore mund të falen bashkërisht në shtëpitë e Zotit, ata ndihen të përmalluar dhe të lumtur.

Imami i xhamisë “Ramadanie- E Llapit” thotë se besimtarët kanë qenë të bindur për rikthimin e shpejtë në xhami, duke besuar në fjalët e Allahut se pas vështirësisë vjen lehtësimi.

Bashkësia Islame e Kosovës në vazhdimësi ka falenderuar besimtarët për durimin që kishin gjatë muajit të Ramazanit dhe përkushtimin e tyre në kryerjen e ibadeteve, pavarësisht mungesës së xhamive.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dokumentar -IMAMI ATDHETAR- Mulla Mustafë ef.Dervisholli